• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mister si u infektua 16-vjeçarja në Berat/ Adoleshentja e sëmurë prej 3 ditësh, kishte shenja rreth buzëve

by Java News
25/04/2020 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit, është e infektuara e radhës sot në qytetin e Beratit.

Mësohet se 16-vjeçarja kishte shfaqur para tri ditësh shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë . Familjarët e kanë sjellë vajzën në Spitalin Rajonal të Beratit ku mjekët infeksionistë e kanë futur menjëherë në Repartin e karantinës.

Vajza ka qëndruar rreth 2 orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi është dërguar në banesën e saj, duke i rekomanduar të mos lëvizë nga banesa deri në përgjigjen e analizimit të tamponit. Pasi mbërriti ditën e sotme përgjigja e tamponit që ka konfirmuar se vajza ka rezultuar “pozitive”, mjekët epidemiologë janë nisur drejt banesës së vajzës ku edhe do të merren tamponët e familjarëve si dhe do të gjurmohen personat e kontaktit me të.

Sipas mjekëve epidemiologë në Spitalin e Beratit, 16-vjeçarja ka shfaqur shqetësime 3 ditë më parë. Ditën e parë ajo ka pasur humbje rezistence trupore dhe temperaturë të lartë. Më pas, ditën e djeshme, kur edhe është sjellë në Spitalin e Beratit, ajo kishte këputje trupore, të vjella, mungesë të theksuar oreksi dhe herpese të shumta në buzë si rezultat i temperaturës së lartë, raporton BW.

Mjekët deklarojnë se vajza kishte vite që vuante nga bajamet kronike dhe për këtë arsye ajo merrte edhe mjekime. Sipas mjekëve, vajza nuk ka pasur histori kontakti me persona të ardhur nga jashtë dhe ende nuk dihet sesi është infektuar.

g.kosovari

Next Post

Meta: Qeveria ka të drejtë kur thotë se marrëdhëniet janë të shkëlqyera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In