Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kllojkë të ish-komunës Bërzhitë, ku një 55-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë kallashnikov.
“Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j