• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mister mbi vdekjen e bosit e ‘Lukoil’ që ra nga kati i gjashtë/ 7 oligarkë rusë të vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

by Java News
01/09/2022 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maghanoz, u gjet sot i pajetë në rrethana të paqarta.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e biznesmenit.

Ravil Mahganov ra sot nga dritarja e katit të gjashtë nga spitali ku po trajtohej. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga kompania e naftës ku bosi rus punonte.

Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit të parë ekzekutiv për Kërkim dhe Prodhim në Lukoil në vitin 2006. Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar për Naftën dhe Gazin Natyror të Federatës Ruse.

Ai u bë mik i ngushtë i Vagit Alekperov, një prej themeluesve të kompanisë që dha dorëheqjen si kryetar i Lukoil në prill, një javë pasi Britania vendosi një ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi ndaj tij si pjesë e sanksioneve për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Urdhër konfiskimi i SHBA-ve për avionët “Lukoil”

Siç u bë e ditur sot, autoritetet kompetente të SHBA-së kanë në dorë një urdhër për sekuestrimin e një avioni me vlerë 45 milionë dollarë të PJSC ruse Lukoil.

Avioni fluturoi nga Rusia në kundërshtim me sanksionet e Departamentit të Tregtisë së SHBA-së kundër Moskës.

Lista e vdekjeve të çuditshme të oligarkëve po rritet

Gjithsej 7 oligarkë rusë, disa prej të cilëve ishin aktivë në sektorët e naftës dhe gazit, vdiqën në vitin 2022 në rrethana misterioze.

Në fillim të korrikut, manjati rus Yuri Voronov, i cili kishte lidhje me Gazprom të Rusisë, u gjet i vdekur nga një plumb në kokë.

Në maj, ish-kreu i Lukoil, Alexander Shubotin, u gjet i vdekur në moshën 43-vjeçare. Në shkurt, zyrtari i lartë i financave dhe sigurisë së Gazprom, 61-vjeçari Alexander Tyulakov, u gjet i varur në rezidencën e tij. Policia njoftoi se ai ka kryer vetëvrasje. Në fund të janarit, Leonid Shulman, një drejtues i lartë i Gazprom, u gjet i vrarë me thikë në banjën e shtëpisë së tij në Leninsky, pranë Shën Petersburgut.

g.kosovari

Next Post
Pamje mahnitëse/ Publikohet VIDEO më e qartë e Titanikut që kur anija u fundos në Atlantik në 1912

Pamje mahnitëse/ Publikohet VIDEO më e qartë e Titanikut që kur anija u fundos në Atlantik në 1912

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
Diddy mbetet pa avokat! Firma ligjore kërkon të tërhiqet, pretendon se reperi nuk ka paguar prej 6 muajsh -

Diddy mbetet pa avokat! Firma ligjore kërkon të tërhiqet, pretendon se reperi nuk ka paguar prej 6 muajsh –

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com