• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misioni vendimtar i Kremlinit në 6 dhjetor!

by Java News
20/11/2022 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valdete Sinaj

Teksa vizitonte Tiranën pak javë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen foli për një nga qëllimet e Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në 6 dhjetor në Tiranë.

“Do të diskutojmë situatën gjeopolitike. Sigurisht në qendër të këtyre diskutimeve do të jetë lufta e tmerrshme që Rusia po bën në Ukrainë dhe sesi mund të mbështesim më tej Ukrainën, sepse jemi shumë të qartë që ne do të qëndrojmë krah Ukrainës për aq kohë sa të duhet”, u shpreh ajo.

Kështu Von Der Leyen rikonfirmoi rëndësinë strategjike që ka Ballkani për Bashkimin Europian në kushtet e një konflikti të ri në Europë, i shkaktuar nga diktatori i Kremlinit, i cili sikurse po dëshmojnë burimet e inteligjencës perëndimore, ka shfaqur një interes të veçantë për të influencuar e trazuar rajonin tonë. Për rrjedhojë, samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, pritet të dalë mes të tjerash me një simbolikë të fortë gjeopolitike, atë të unifikimit, qëndrueshmërisë, rezistencës për vlerat europiane, duke i dhënë edhe njëherë mesazhin Putinit se Ballkani i përket Perëndimit.

Fjalët e Von Der Leyen duket se kanë shkaktuar acarim në veshët e diktatorit, pushteti i të cilit, siç raporton inteligjenca amerikane ka shpenzuar më shumë se 300 milionë dollarë, për të ndikuar demokracitë e shumë vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria.

Po në datë 6 dhjetor, është angazhuar për një anti-samit, grupimi politik i Sali Berishës, për të cilin pak muaj më parë, mediat e Malit të Zi raportuan se ishte pika e kontaktit të Rusisë në Ballkan, së bashku me Milorad Dodikun, edhe ky i shpallur nongrata nga SHBA-të.

Berisha deklaroi se “liderët e BE duhet ta shohin protestën e 6 dhjetorit si një formë mikpritjeje ndaj tyre”. Deklaratë kjo që tingëllon ironike, por në fakt më shumë i ngjan një mesazhi të koduar të Putinit për Perëndimin: “nga unë nuk shpëtoni kurrë”. “Mikpritja” për të cilën flet Berisha, nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një metodë të vjetër sovjektike kundër armikut: t’i zësh pritë në rrugë!

Për sa kohë Berisha nuk është në gjendje të argumentojë pse zgjodhi pikërisht ditën kur Bashkimi Europian do të demonstrojë lidhjen me rajonin e Ballkanit si ditën e protestës së tij, pa u fshehur pas argumentit qesharak se Perëndimi duhet të shohë popullin shqiptar, veprimi i tij mbetet një mesazh i drejtpërdrejtë i Kremlinit për Perëndimin.

Duket naive, por në fakt është e turpshme të mendosh dhe të artikulosh se vetëm duke u zënë pritë në rrugë, do marrim vëmendjen e perëndimorëve. Berisha në fakt nuk e ka problem, e as turp, sepse në 30 vite është njohur si njeriu që u zinte pritë me njerëz të dhunshëm armiqve të tij politikë, e ndoshta kjo është edhe cilësia me të cilën ka fituar zemrën e Kremlinit.

Për arsyen e vetme të rëndësisë gjeopolitike që ka samiti i 6 dhjetorit për përballjen BE-Rusi, misioni i Berishës në atë datë mbetet një test definitiv për të vetë, por edhe për Kremlinin, sepse duhet të provojë që po, rublat e tyre, sado të shumta t’i kenë, nuk kanë shkuar kot!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor është një “provokim” që Kremlini nuk mund ta përtypë, ndaj duhej vepruar shpejt, duke i zënë pritë armiqve që vijnë nga Brukseli, ashtu sikurse trupat ushtarakë të Rusisë bënë me nxitim në rajonet e pushtuara të Ukrainës, ku civilëve të pafajshëm u zihej pritë, për t’i ekzektuar me duart lidhur pas shpine.

Në 6 dhjetor, ushtari i infiltruar i Putinit ka marrë një barrë të madhe, sepse i duhet të provojë që ai me njerëzit e tij, nuk janë një investim i dështuar sovjetik në betejën kundër vlerave perëndimore!

Next Post
‘Je i shitur te Berisha’, Erion Braçe publikon foton me Nanon: S’jam politikan që tradhëton nga dera e shtepisë në derë të partisë

'Je i shitur te Berisha', Erion Braçe publikon foton me Nanon: S'jam politikan që tradhëton nga dera e shtepisë në derë të partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

July 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Amerika, 250 vjet: historia e një vendi që ndryshon kur qytetarët reagojnë

July 4, 2026
Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

July 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 5 korrik 2026

July 4, 2026
Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In