Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një mision të NATO-s në detin Egje, në ndihmë të emigrantëve që tentojnë të vijnë në Europë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e saj holandeze, Jeanine Hennis- Plasschaert, Kodheli u shpreh për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes e Hollandës, Plasschaert tha se bota sot përballet me rreziqe serioze.
“Ne duhet të luftojmë për prosperitetin tonë, sigurinë tonë, lirinë tonë çdo ditë”, tha ministrja hollandeze.
Te dyja Ministret ranë dakort gjithashtu mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në operacionet ushtarake në zbatim të Rezolutës 1325./a.k