• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misioni i vështirë i Merkelit në Ankara

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm para tre javësh Merkel bisedoi në Berlin me kryeministrin turk, Davutoglu për krizën e refugjatëve në kuadër të konsultimeve qeveritare gjermano-turke, të zhvilluara për herë të parë në Gjermani. Tani kancelarja gjermane viziton Ankaranë sërish për të nxitur Turqinë të vërë në jetë marrëveshjen e bërë me Bashkimin Europian. Vendet e Bashkimit Europian janë të varura nga Turqia në rast se duan të ulin numrin e refugjatëve që vijnë në Europë. Këtë e tregon edhe vizita e kancelares gjermane, e dyta pas shpërthimit të krizës së refugjatëve. Në tetorin e vitit të kaluar kancelarja gjermane vizitoi pikërisht Ankaranë për të gjetur rrugëdalje nga kriza.

Ankara: Numri i refugjatëve është ulur

Megjithë premtimet e Ankarasë për të penguar valën e refugjatëve, ende vijnë mijëra refugjatë nga Turqia përmes Greqisë në Europë. Merkel i kushton vëmendje në Ankara pikërisht mbrojtjes më efektive të kufijve. Vendet europiane e kanë akuzuar Turqinë se nuk po bën aq sa duhet, dhe se kufijtë e saj janë lehtësisht të kalueshëm. Turqia nga ana e saj nuk e pranon këtë. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të BE- së në Amsterdam që tani vijnë më pak refugjatë nga Turqia në Greqi. Informacione të kundërta me këtë ai i ka cilësuar si “manipulime të mediave në disa kryeqytete europiane”. Aktualisht Turqia po pengon hyrjen në vend të dhjetëra mijëra sirianëve që janë larguar nga luftimet në Alepo. Por edhe premtimet financiare të BE-së për Turqinë janë temë e bisedimeve. BE i premtoi Turqisë 3 miliardë euro për të menaxhuar krizën e refugjatëve dhe për t’u kujdesur për më shumë se 2 milionë refugjatë në vend. Si këmbim BE pret që Turqia të ndalë udhëtimin e pakontrolluar të refugjatëve. Por Turqia kërkon më shumë para.

Komuniteti turk: Merkel duhet të flasë për gjendjen në Turqi

Vizita e Merkelit në Ankara shoqërohet me reagime në Gjermani. Komuniteti Turk në Gjermani ka kërkuar që Merkel të prekë edhe temën e shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi. Kryetari i këtij komuniteti, Gökay Sofouglu është shprehur në një intervistë për “Rheinische Post” se “Merkel dhe BE nuk duhet të lejojnë që Turqia të shkelë me këmbë të drejtat e kurdëve dhe lirinë e shtypit.” Edhe një nga krerët e partisë së Gjelbër, Cem Özdemir ka kërkuar nga Merkel që të flasë hapur për gjendjen në Turqi.”Unë pres që Merkel të flasë hapur dhe të kritikojë shkallëzimin e situatës dhe represionin në zonat kurde”, ka thënë Özdemir. Ndërsa kryetarja e fraksionit të Gjelbër, Katrin Göring-Eckardt do të përshëndeste lehtësimin e procedurës së vizave për Turqinë. Për ARD-në ajo tha se “nëse dëshirojmë që Turqia të rikthehet në rrugën demokratike, atëherë duhet të kujdesemi për lirinë e vizave.” Sipas saj, “kjo do të jetë një nga mundësitë që njerëzit aty të shohin se gjërat mund të jenë edhe ndryshe.”

DW

Next Post

Harta e re e çmimeve të tokave dhe trojeve në të gjithë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In