• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misionari i fundit për t’i dhënë fund Partisë Demokratike

by Baton Haxhiu
28/05/2025 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep dorëheqje. Ai po vazhdon si rithemelues dhe do ikë si fundbërës i Partisë së vet.

Lajmi i dytë i keq është se ai tashmë e quan veten “misionar”.

Dhe misionarët që kanë humbur misionin janë më të rrezikshëm se armiqtë që e dinë çfarë duan. Sepse ata nuk ndalen as kur mbarojnë bindjet. Dhe nuk dorëzohen as kur mbaron historia.

Sali Berisha thotë se nuk jep dorëheqje sepse është në një mision. Kjo fjali nuk është thjesht një qëndrim politik por një zbulim i pastër i krizës së një lideri që ka humbur çdo lidhje me realitetin, por jo edhe me fjalorin që e ringjall në imagjinatën e vet.

Ai nuk është më në garë për të fituar por në një luftë për të mos u larguar dhe kjo nuk është më idealizëm por revizionizëm i pastër.

Në politikë ka figura që ikin dhe mbeten, sepse dinë kur të dorëzohen dhe si të largohen. Ka edhe figura që nuk ikin kurrë dhe mbesin si hije mbi atë që kanë ndërtuar duke ia marrë frymën dhe kuptimin.

Berisha e mori sërish drejtimin e Partisë Demokratike por në vend që ta ringjallte po e fik nga brenda. Ai nuk po e shëron plagën e opozitës, por po e thellon atë duke i mohuar çdo shans për të lindur nga e para.

Ai nuk është më alternativë ndaj pushtetit, por pengesë ndaj çdo rotacioni.

Ai nuk është më figurë që mbart një epokë, po bëhet simbol i një ngecje që nuk zgjat një mandat, por një brez.

Në deklaratën e tij të fundit ku thotë se “ka gabuar që ka dhënë dorëheqje dhe se nuk do ta bëjë më as tani që ka humbur”, zbulohet një lidhje e shqetësuar me idenë e dorëzimit.

Berisha nuk po pranon më as kohën, as humbjen, as shoqërinë në të cilën ndodhet. Dhe kur një lider nuk i jep kuptim humbjes, ai nuk mund t’i japë më drejtim as fitores.

Kur nuk njeh statutin, as ndryshimin, ai e përmbys partinë nga një strukturë politike, në një pronësi personale.

Berisha është i vetmi lider që ka krijuar një forcë politike me frymë idealiste dhe po e çon atë drejt një fundi pa asnjë grimcë idealizmi.

Ai nuk e shkatërron PD-në për të ndërtuar një tjetër, por për të ruajtur veten si pikë qëndrore të një boshti që nuk sillet më, por është ngurtsuar dhe vetëm përsërit të shkuarën.

Ky është fundi më i dhimbshëm që mund t’i ndodhë një partie, jo për shkak të humbjes, por për shkak të refuzimit për të pranuar humbjen.

Partia Demokratike nuk po rrëzohet nga kundërshtari, por nga themeluesi i saj që nuk po i jep dorëheqje historisë.

Duke u kthyer në një misionar të vetëshkatërrimit Berisha po ia mbyll vetes rrugën për të qenë pjesë e së ardhmes. Dhe të njëjtën gjë po ia bën edhe opozitës.

Ai po i jep Edi Ramës mbrojtjen më të madhe politike. Sepse përballë një opozite që është e ngecur në personin Berisha, pushteti është gjithmonë në avantazh.

Rama nuk ka më nevojë të mundë PD-në, sepse ajo po mund veten me ndihmën e njeriut që e nisi si liri dhe po e mbyll partinë si barrikadë.

Në fund ajo që është më e dhimbshme nuk është thjesht mungesa e dorëzimit, por mungesa e ndjesisë për fundin. Berisha nuk po shkon drejt një përmbylljeje politike por drejt një fundi të pavetëdijshëm.

Një fundi që vjen pa reflektim dhe pa dorëzim. Dhe historia nuk i njeh si misionarë ata që shkatërrojnë veten dhe të vetët, por si simbole të asaj që duhej të kishte përfunduar me dinjitet.

Prandaj, ajo që është më e dhimbshme nuk është vetëm mungesa e rotacionit, por mungesa e një akti njerëzor të largimit me dinjitet, që do shpëtonte jo vetëm partinë, por edhe njeriun Berisha.

Sepse Berisha, së paku, kishte mundësinë të mbetej figurë historike e një lideri që themeloi PD, kurse tani po zgjedh të bëhet pengesë e një të ardhmeje dhe vrasësi i krijimit të vet.

Kishte shansin të ruajë një trashëgimi.

Tani po i jep dorën e fundit Partisë Demokratike, duke e vrarë historinë e saj dhe duke e zgjatur një histori poshtërimi politik që i përket atij dhe lidhet vetëm me emrin e Sali Ramë Berisha.

Next Post
Në burg për korrupsion dhe pastrim parash, Ilir Meta mbërrin në SPAK

Mesazhi i Metës për Grida Dumën: Merri analistët e tu dhe eja ta bëjmë emisioni në burg, te salla e ping-pongut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In