• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Mish për përdorim familjar’, AKU çon në KLD gjyqtarin që zhbllokoi dyqanin e paçertifikuar

by Java News
12/08/2018 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka çuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë gjyqtarit e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative të Vlorës, Ken Dhima, duke e akuzuar në dy raste për shkelje flagrante të ligjit, me pasojë cenimin e sigurisë ushqimore të qytetarëve.

Sipas AKU, gjyqtari në fjalë “nuk njeh apo njeh, por nuk zbaton haptazi ligjin – në kundërshtim me funksionin e dhënies së drejtësisë; arsyeton në mënyrë alogjike dhe interpreton me keqdashje provat – në kundërshtim me parimin për kryerjen e një hetimi të thellë e plotë gjyqësor”. Gjithnjë sipas këtij Autoriteti, vendimarrje të tilla të pabazuara në ligj, përveçse dekurajojnë trupat inspektuese të AKU, inkurajojnë shkelësit për vijimin e përsëritjen e shkeljeve, si dhe përbëjnë precedentë të rrezikshëm për krijimin e praktikave gjyqësore të gabuara, duke impaktuar kështu negativisht në përpjekjet për vendosjen e Sigurisë Ushqimore në vend.

Proceset
Në një subjekt njësi tregëtimi mishi AKU ka ushtruar kontroll pa paralajmërim (siç përcaktohet shprehimisht në ligj) dhe ka gjetur 131 kg mish pa vulë e çertifikatë sigurie, ndërkohë që shitës mishi ishte babai i personit, në emër të të cilit ishte regjistruar biznesi.

Administratori i kompanisë së bllokuar ka ngritur padi në Gjykatën Administrative, duke kundërshtuar veprimin e inspektorëve të AKU. Në përfundim të gjykimit, gjyqtari Ken Dhima ka vendosur se aktet penalizuese të AKU janë të pavlefshme, pasi duhej t’i ishte thënë të zotit të biznesit së paku tri ditë përpara se do të kontrollohej dhe se, nga shqyrtimi i provave, ka rezultuar se mishi në dyqan ka qenë për përdorim vetjak të shitësit të mishit. Po kështu, do të duhej që inspektimi të kryhej në prezencë të pronarit.

Ndërkohë, për një subjekt tjetër, prodhim pije, i njejti gjyqtar vendos pavlefshmërinë e akteve penalizuese, pasi, sipas tij, AKU ka kontrolluar pa paralajmërim. Edhe në këtë rast, inspektorët, në fakt, kanë konstatuar se subjekti nuk kishte fare licensë për prodhim pije, si dhe as etiketa të miratuara, përveçse punonte në mungesë të kushteve higjenosanitare. Por gjyqtari Dhima vendos, në të njejtën mënyrë si në rastin e parë, se aktet janë të pavlefshme për shkak se subjekti nuk është njoftuar së paku tri ditë përpara dhe se inspektimi ka zgjatur dy ditë, si dhe se duhej varur në mur autorizimi.

Veprimtaria e shtuar inspektuese në subjekte, gjetjet dhe shkeljet e konstatuara dhe dënuara, kanë impaktuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumit të punës për shqyrtim të ankimeve ndaj gjobave të subjekteve dhe përgatitjet e përfaqësimin në proçeset gjyqësore ku AKU është palë e paditur.

Kontrollet
Kohët e fundit AKU ka intensifikuar së tepërmi kontrollet në një sektor, që, sipas perceptimit masiv të qytetarëve, është në gjendjen më skandaloze të mundshme. Duke qenë se çdo subjekt ka të drejtën të ankohet për gjobat apo për bllokimin e aktivitetit, gjatë periudhës 9-mujore tetor 2017–qershor 2018, AKU ka ndjekur 124 proçese gjyqësore, shifër katër herë më e lartë, krahasuar me periudhën 9–mujore pararendëse (janar–shtator 2017), gjatë të cilës janë ndjekur 35 proçese gjyqësore. Gjatë kësaj periudhe 9-mujore (tetor 2017–qershor 2018) kanë përfunduar 114 procese gjyqësore, nga të cilat 90% e tyre (95 procese) janë fituar nga AKU.

Por, në rastet e sipërpërmendura dhe jo vetëm, AKU po ndeshet edhe me vendime që praktikisht shfuqizojnë veprimtarinë për të stabilizuar në standardet evropiane të kërkuara tregun dhe sektorin prodhues të ushqimeve. Sipas juristëve, gjyqtari Ken Dhima, psh, ka zbatuar dispozitat proceduriale të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duke mos marrë parasysh se edhe vetë ky ligj, në nenin 32, pika 2, gërma b, i referohet një ligji të posaçëm, i cili, në nenin 40 të tij, parashikon që kontrolli zyrtar, si rregull, kryhet pa paralajmërim.

Ndërkohë, të vendosësh se 131 kilogram mish janë mbajtur në një dyqan për përdorim të një familjeje, kjo është një tezë që vështirë se i qendron logjikës. Megjithatë, pritet vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për këtë ankesë ndaj një gjyqtari, i cili nuk e ka për herë të parë përballjen me këtë institucion. Më herët ishte Ministria e Drejtësisë që kërkoi shkarkimin e tij për vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore, por kërkesa u rrëzua nga KLD.

a.ç

Next Post
Vllaznia emëron trajnerin dhe drejtorin sportiv

Vllaznia emëron trajnerin dhe drejtorin sportiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 24, 2026
Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

April 24, 2026
Këmbanë alarmi! Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen ndryshime të forta të motit

Këmbanë alarmi! Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen ndryshime të forta të motit

April 24, 2026
Çamëria nuk falet

Çamëria nuk falet

April 24, 2026
Udhëheqës i padukshëm dhe pushteti në duart e gjeneralëve, ja çfarë po ndodh në Iran

Udhëheqës i padukshëm dhe pushteti në duart e gjeneralëve, ja çfarë po ndodh në Iran

April 24, 2026
Rama takohet me ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës vitin e ardhshëm

Rama takohet me ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës vitin e ardhshëm

April 24, 2026
Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

April 24, 2026
Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

April 24, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“U shkel ligji në ndryshimin e akuzës, nuk mora asnjë njoftim”, Beqaj i shkruan Xhafajt, Manjës dhe Gogut

April 24, 2026
SHBA hakmerret ndaj Britanisë për Gjirin Persik, Trump rishikon ishujt Falkland, do t’i rikthehen ato Argjentinës?

SHBA hakmerret ndaj Britanisë për Gjirin Persik, Trump rishikon ishujt Falkland, do t’i rikthehen ato Argjentinës?

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In