• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mish Gjyshit

by Edison Ypi
31/10/2024 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ku rruga që të çon në Kukur kthen për Gribë, nja një kilometër më tutje në thellësi të luginës, një djalë dhe një kalë po ecin anës rrugës.

Është 24. Ka lindur dhe jeton në Poroçan, juglindje të Gramshit, kufi me Mokrën dhe Gorën. Sy të kaltër. Asnjë gram dhjamë. Qefull nga koka te këmbët. Fjalëpak. Po ikën në Sojnik. Te gjyshi nga mami. Nipi nga Poroçani, Gjyshit në Sojnik, po i sjell mish. Mishi në thes. Thesi mbi kalë. Vet’ më këmbë. Kali nuk është ZIS me majtë edhe mishin edhe Nipin. As nuk pranon Nipi ta lodhi kalin. Nipi është nisur nga Poroçani në 3 të natës. Po vjen mesdita. Nipi nga Poroçani, që s’duket i lodhur, por as i ç’plodhur, ka pra, të paktën 9 orë që po udhëton më këmbë, nën qiejt, nëpër katundet, malet, pllajat, luginat, përrenjtë, pyjet, më të bukur në botë.

Të hash krejt mishrat e Mokrës, byreqet e Gorës, ëmbëlsirat e Sulovës, ta pish ujin e Devollit bashkë me liqenet e dy hidrocentralave, t’i mbushësh mushkëritë me ajrin e freskët të pyjeve të Stravanjit dhe Bishnicës, të jeshë zhdëpur mirë e mirë me tërë këto të ngrëna e të pira, nuk mjafton për mos me tu marr mentë nga mahnitja e të rrëzohesh përtokë nga dehja. E pabesueshme energjia, vullneti, këmbëngulja, e këtij Nipi, këtij mbinjeriu, këtij maratonomaku malor, më i fortë se Kolombi, Magelani, Marko Polo, Amudseni, dhe të tjerë udhëtarë të çartun të historisë së botës. Me një ndryshim ! Ata, për aventurë, nam, biznes. Nipi nga Poroçani nga dashuria dhe respekti për vendin, katundin, Gjyshin.

Poroçani, si e thotë vetë fjala, etimologjinë e së cilës ma kanë bërë të ditur, “vendi më i vështirë për të jetuar”.
Sojniku, “vendi ku për së pari lind Dielli”.

Poroçani dhe Sojniku, malet në mes, nuk e shohin njëritjetrin, aq larg janë.

Udhëtari Gramsh-Maliq, sado i vëmendshëm të jetë, dhe sado mirë ta njohi hartën, katundet, malet, shkëmbinjtë, pyjet përrenjtë, kurrë mendja nuk i vete, dhe kurrë nuk e beson, se dikush mund të niset më këmbë nga Poroçani, dhe arrin gjallë në Sojnik.

Le të mos e besojë udhëtari. Nipi nga Poroçani është nisur, ja ku është me gjithë kalë, dhe për nja dy orë në Sojnik arrin.

Atë që mendja s’e rrok, imagjinata e kap, Nipi e bën.

Lodhe, po deshe edhe vrite, mendjen, për ta gjetur arsyen, shkakun, sebepin, e kësaj ndërrmarrje titanike. Nuk e gjen dot.

Arsyeja është tepër e lartë. Gines, Nobel, janë pak:
Poroçani nuk ka Diell, është i ftohtë, por ka Mish.
Sojniku është i ngrohtë, Diell ka, por nuk ka Mish.

Mes të ftohtës, të ngrohtës, Diellit, Mishit, që Jeta të vazhdojë, duhet ekuilibër.

Sipas një strategjie divine që e zbatojnë me përpikmëri banorët e atyre anëve:

Gjysh në Sojnik, ku bën ngrohtë por Mish nuk ka, e ka martuar, sjellë, çupën, mamin e Nipit, në Poroçan ta ndriti malin e errët dhe ngrohi fshatin e ftohtë.

Ka Diell në Sojnik. Por s’ka Mish. S’ka as problem.

Nipi nga Poroçani i sjell çdo muaj me kalë Gjyshit Mish në Sojnikun e ngrohtë me pak Mish.

Komplementarët Poroçan dhe Sojnik, secili Ferr për diçka dhe Parajsë për diçka tjetër, duhen afruar, duhen pajtuar.

Që “Jet’ e trembur të mos vdesi”, faktor themelor: dashuria e Nipit për Diellin, Gjyshin, Poroçanin, Sojnikun, po aq sa dhe urtësia e Gjyshit për Nipin, Diellin, Mishin. Pa ato ndjesi, Poroçanin do e kishin mbuluar drurët dhe shkëmbinjtë që sjell Holta sa e bukur dhe e frikshme kur prishet moti, Sojnikun do e kishin përpirë ferrat si në filmat e horrorit që mbushin boshllëkun e të ikurve që kanë braktisur shtëpitë.

Shqipëria nuk ështe vendi i mbijetesës përmes Internetit, Fejsbukut, Instagramit, pocaqive letrare, muzikore. Aq më pak i mbushjes së buzëve me mishin e bythëve. Shqipëria është, fondamentalisht, vendi i Diellit, Mishit, Gjyshit, Nipit.

Ka pasur e do ketë shqiptarë që kanë vajtur në Romë e janë bërë Papë, kanë mbërritur në Stamboll e janë bërë Sulltanë, sepse Shqipëria lind parreshtur viganë të vrënjtur si Nipi nga Poroçani, me Rrush sa Tomorri, dhe bole të mëdhaja e të rënda sa Mokra dhe Gora.

Next Post
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi merret në pyetje nga SPAK

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi merret në pyetje nga SPAK

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Përshkrim mahnitës.
    Karakter burrnor i nipit, me ndjenjë të fortë dashurie e respekti për gjyshin e dajës, i cili, sipas gojëdhënës, merr hák për nipin.
    Ypo, faleminderit për sa shkruan, duke na kompensuar gazetën “Drita”, të para 30 e kusur viteve, nga kënaqësia që merrnim nga shkrimet e mrekullueshme.
    Rrofsh.

    Reply
  2. ppa says:
    1 year ago

    Bukur, keto jane temat qe kemi nevoje; pastaj narracioni fantastik i Ypit, te le pa fryme!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In