• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirush Kabashi rikthehet në Festival pas 25 vitesh, flet për gjendjen e vështirë shëndetësore

by A R
22/12/2022 23:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një interpretim emocionues e plot ndjenja, që na bën të reflektojmë, dhuroi “Mjeshtri i Madh i Skenës”, “Nderi i Kombit” dhe “Artisti i Merituar”, Mirush Kabashi. Aktori u ngjit në skenën e madhe të Festivalit të Këngës në RTSH pas 25 vitesh, ndërsa zgjodhi të interpretonte poezinë “Ah moj demokraci”, një tribut për poetin PanoTaçi.

“Kam 20 vite që e kam bërë këtë zgjedhje, fill pasi e ka hartuar tekstin Pano Taçi, unë kam qenë dashuruar me këtë poezi që i përkonte kohës. Edhe sot me problematikat që ka, kemi nevojë të bëjmë njëlloj meditimi“, tha Kabashi pasi u pyet nga moderatorja Arbana Osmani se përse kishte zgjedhur të interpretonte këtë poezi.

Aktori foli edhe për gjendjen e vështirë shëndetësore me të cilën u përball para dy vitesh, e ndërsa i pyetur mbi përjetimet që një njeri kalon kur i mbijeton një situatë kritike për jetën u shpreh:

“Përjetojmë një detyrim të madh ndaj atyre që na ndihmuan ta kapërcejmë këtë, ndaj publikut, artdashësve. I përulem pafund sepse fjalët e tyre inkurajuese, shqetësimi që mbartin, ka qenë medikamenti më i saktë për të kaluar problemet shëndetësore, qofshin edhe ato madhore.

/a.r

Next Post
Elsa Lila rrëmben çmimin e parë të Fest`61, por në Eurovision shkon Albina Kelmendi

Elsa Lila rrëmben çmimin e parë të Fest`61, por në Eurovision shkon Albina Kelmendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com