• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Mirësevini në Kampusin Brovina – 44 kafe, 0 dushe!”

by
28/07/2015 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mirësevini në Kampusin Brovina – 44 kafe, 0 dushe!”

Nga Flogert Muça

Ish-Drejtori i “Qyteti Studenti” është kallëzuar në Prokurori ditën e sotme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nën akuzën e lidhjes së kontratave të paligjshme me subjekte të ndryshme. Parregullsitë në QS ishin sigurisht të natyrës qeradhënëse për kafene, lloto, bilardo, pub-e etj, që në fund të ditës për studentin veç faktit që nuk sillnin asnjë dobi, përkundrazi formësonin një shije të keqe për jetën studentote duke mbjellë parazitizëm dhe shpenzime kohe e parashë për alkol e bilardo.

Kjo ndodhi sot, në vitin 2015, ndërkohë që jo vetëm kallëzimi për administratorin/ët e QS duhet të ndodhte minimumi në 2012. Them këtë natyrisht duke parë rëndësinë e këtij “qyteti” i cili strehon dhjetëra mijera student nga të katër anët e Shqipërisë.

Si për të treguar gjendjen e QS dhe për t’I thënë KLSH-së se sa vonë është, me vjen të tregoj një histori të ndodhur në 15 tetor të 2012, e ku unë, një ndër studentët do të shkruaja atë çka shihja

“Rrugës për në QS…

 

Në hyrje shkruhet: Qyteti Studenti. Vazhdon pak më lart dhe mu aty te kinemaja që e dini të gjithë, në një baner të madh shkruhej: “Mirësevini në Kampusin Brovina – 44 kafe, 0 dushe!” Këtu mora shkas të bëj një “investigim” mbi atë që ndodh në këtë “qytet­-shtet” privat. Baneri ishte një thirrje e fortë e drejtuar nga disa të rinj të indinjuar që tregonte gjendjen tragjike ku jetonin mijëra studente e studentë. Baneri, me aq sa kuptova unë, ishte një ironizim i raportit të kafeneve të pambarimta, me dushet që, s’funksiononin. Ishte një thirrje për “kryengritje” kundrejt çdo padrejtësie që ju bëhet studentëve të “Qytetit Studenti”. Shtyrë fort nga ky baner që për nga simbolika ishte një “goditje” kundër klientelizmit, hajdutërisë, keqjetesës e injorancës që tenton të mbillet, nisa të “gërmoj” për të parë se si në të vërtetë është gjendja në këtë “Qytet”. E vërteta e madhe ishte se tarifa dhe investimi ishin në raport të zhdrejtë me njëri­-tjetrin. Tarifa për 9 muaj që një student do të qëndrojë në një dhomë të ndarë në 3-­sh ishte plot 420 mijë lekë të vjetra, që për një familje normale shqiptare s’është aspak normale. Pra, 3 studentë nga 420 mijë lekë (të vjetra) i bie plot 1 milionë e 260 mijë lekë vetëm për një dhomë. Ku shkojnë këto para? 

Mos është kjo një kupolë mafioze që na zhvat sa më shumë mundet e mbështetur dhe nga shteti? Mos klientelizmi është ulur këmbëkryq dhe në qytetin e revolucionit të para 2 dekadave? Fatkeqësisht gjithçka ndodh në këtë makineri parangrënëse pohon se krimi sundon.

Kushtet dhe investimi në biblioteka e ambiente për studentët: Tarifat tavan e investimet dysheme. Ky është peizazhi gri që mbizotëron në këtë “qytet” ku gjithçka duket kaq gri. Në dhomat me lagështirë studentët kalojnë dimër të madh, në tualetet pa ujë studentët lahen e pastrohen, në dushet pa ujë ata tentojnë të bëjnë një dush çlodhës. Çdo gjë brenda godinave është gri. Jeta studentore është e pështirë në këtë “qytet”. Investimet në kushtet minimale mungojnë për të mos folur për investime me të mëdha. Ku shkojnë të gjitha këto para; paratë tona? Them se të gjitha në gojë të “ujkut” pasi, nga ana tjetër kemi lokale luksoze, loto, bilardo, veçse biblioteka jo. Kjo është absurde. Gjithçka është kthyer në një kompleks biznesi nën sundimin e një grupi njerëzish, të kapur me pushtetin lobues të tij sigurisht. Baneri i të rinjve socialistë ishte një ide brilante për të filluar një tjetër revolucion kundër zhvatjes e plaçkitjes së popullit nga një grup klientësh që dihet kush janë, dihet si janë por, s’dihet gjer ku do arrijnë. Një natë në këtë “kampus” është e vështirë për tu shtyrë. Po 3 vjet?”.

Sot, KLSH ka kallëzuar në Prokurori, e tani sytë janë nga drejtësia…

Next Post

Një hedhje në pishinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

June 8, 2026
Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

June 8, 2026
Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

June 8, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

“Corriere della Sera”: Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane

June 8, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

June 8, 2026
Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

June 8, 2026
Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

June 8, 2026
Demokracia në thes

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

June 8, 2026
“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

June 8, 2026
Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In