• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirënjohje për 23 donatorët e kopshteve/ Veliaj: Zgjodha të punoj për interesin e 250 mijë fëmijëve të Tiranës

by Java News
08/06/2016 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka falenderuar sot 23 donatorët që i janë përgjigjur thirrjes për rikonstruktimin e të gjitha kopshteve të kryeqytetit. Në një ceremoni të veçantë, e organizuar në ambientet e “Resë”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi përfaqësuesve të kompanive donatore certifikatat e mirënjohjes për kontributin e dhënë për t’i bërë kopshtet më të mirë dhe të denjë për më të vegjlit e qytetit. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vuri në dukje se pavarësisht masës së kontributit që ka dhënë gjithsecili, Bashkia e Tiranës i është njësoj mirënjohës, pasi falë ndihmës së tyre deri në fund të vitit të gjitha kopshtet do të jenë gati për fëmijët.Veliaj me donatoret e kopshteve (4)“Janë një sërë kompanish që kanë dhuruar në mënyra të ndryshme, por sot dua t’u them se u jemi pafundësisht dhe njësoj mirënjohës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se në filozofinë e punës së tij është vëmendja ndaj fëmijëve të qytetit dhe falë kontributit të biznesit apo individëve të ndryshëm deri në fund të vitit 2015 u bë e mundur rikonstruksioni i të gjitha çerdheve, kurse tani po vijon puna me rikonstruksionin e të gjitha kopshteve.

“Përpara se të shqetësohemi për llogaritë e politikës, le të fitojmë zemrat e 250 mijë fëmijëve të Tiranës. Nëse kemi punuar për fëmijët, komunitetin më të madh që nuk voton, por që meriton të ketë po aq zë dhe po aq pjesë të të ardhurave dhe të investimeve të Bashkisë së Tiranës sa të rriturit, besoj se kemi marrë vendimin e duhur dhe jemi në rrugën e drejtë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.Veliaj me donatoret e kopshteve (2)

Sipas tij, rikonstruksioni i godinave dhe ambienteve ekzistuese gjithsesi, nuk mjafton për të kënaqur pritshmërinë e prindërve që i çojnë fëmijët në çerdhe e kopshte. Ndaj, ai ka deklaruar se Bashkia e Tiranës do të marrë ambiente me qera për t’i shndërruar ato në çerdhe dhe kopshte, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e prindërve të Tiranës. “Në pamundësi për t’i akomoduar të gjithë, duke qenë se kemi një listë pritjeje, ndërsa në kopshte e çerdhe private ka shumë boshllëqe, kemi marrë vendimin për të marrë me qera hapësira për kopshte e çerdhe publike në pamundësi për t’i ndërtuar ato më shpejt. Këtë do t’ia propozojmë Këshillit Bashkiak dhe besoj se është një mënyrë se si ne shkurtojmë radhët, duke qenë se prej punës së mirë dhe standardit të rritur, na janë rritur edhe kërkesat, radha është shumë”, tha kryebashkiaku Veliaj.Veliaj me donatoret e kopshteve (3)

Gjithashtu, ai shtoi se brenda kësaj jave zbardhet edhe vendimi i Këshillit Bashkiak me anë të cilit bëhet e mundur indeksimi i pagave të edukatorëve të çerdheve dhe kopshteve. “Dua të falenderoj Këshillin Bashkiak që, megjithë vështirësitë financiare që ka Tirana, por falë biznesit që në mënyrë të paprecedentë është treguar korrekt me taksat e Bashkisë së Tiranës, kemi pasur vitin më të mirë financiar të Bashkisë në 5 vitet e fundit. Besoj se është vendimi më i saktë që ka marrë Këshilli Bashkiak për të indeksuar e për t’u siguruar që edhe rrogat e edukatoreve në kopshte e çerdhe trajtohen njësoj si gjithë rrogat e tjera në sistemin e Bashkisë së Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku tha se vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave. “Kemi zgjedhur një taktikë të mirë që çdo vit pune i Bashkisë së Tiranës ka një temë të caktuar. Në vitin 2015 tema ishin çerdhet, në vitin 2016 tema janë kopshtet, vitin tjetër tema do të jenë shkollat. Kjo është arsyeja pse i kemi ndarë punët në këtë mënyrë. Sigurisht që, kjo ka të bëjë edhe me filozofinë tonë”, përfundoi Veliaj. Veliaj me donatoret e kopshteve (1)

Next Post

Ja si duket tani Manuela Arcuri, njëra ndër ikonat e bukurisë italiane (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In