• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirëkuptojeni, Basha ka një “mal” me arsye për të qenë anti-perëndim

by Flogert Muça
06/03/2017 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Partia Demokratike ka dalë kundër të gjithë partnerëve ndërkombëtarë në mënyrë demostrative. Pa asnjë shenjë tërheqje prapa, eksponetët e PD-së duke filluar nga Basha e duke vazhduar te Paloka me shokë, kanë nisur një fushatë të fortë propagande anti-perëndim. Që të jemi të sinqertë, janë krejt të justifkuar në kushtet kur kanë mbetur në mes të sheshit në çadrën e vetmisë së madhe, pas asnjë ide, pa asnjë mbështetje dhe pa asnjë rrugëdalje. Në kushtet kur nga ambasadorët e akredituar në Tiranë e deri te përfaqësuesit më të lartë të BE-së i tregojnë derën e Kuvendit dhe jo çadrën si zgjidhje, PD e dërrmuar nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojë këdo që i thotë se rruga që ajo po ndjek është e gabuar. E këtu nuk ka përjashtim as për Mogherinin, Hahn, Kukan, Lu, Vlahutin…!

Mirëpo, me gjithë pafuqinë e tyre për të ngritur njerëzit në shesh, me gjithë dështimin për të mbajtur militantët e tyre në çadër, PD-ja po tregohet e pamëshirshme edhe ndaj militantëve por edhe ndaj qytetarëve në përgjithësi. Të cilët janë në fund të ditës ata që përfitojnë nga reforma në drejtësi, integrimi i vendit në BE dhe ruajtja e patneritetit të ngushtë me SHBA-në. Megjithatë, PD-ja po ndjek një strategji anti-BE dhe tërësisht anti kombëtare. Kjo sepse është e zënë ngushtë e kjo është dukshëm disfata e tyre.

Partia Demokratike është e zënë ngushtë sepse nuk ka mbështetje popullore. Më keq akoma, e gjitha është kthyer në një skenë qesharake, ku të gjithë e kanë kuptuar se në atë çadër luftohet për t’u mbrojtur nga demokracia e vërtetë dhe jo për demokracinë e vërtetë. Çadra është kthyer në një studio avokatore të Familjes Berisha, duke qenë njëkohësisht edhe mësimorja e Bashës për patentën e kryetarit të partisë, kurs të cilin ka katër vite që s’po e mbyll dot me sukses. Por 18 qershori po afron, ndaj çadra shihet qartazi edhe si kroi i larjes së duarve pas një humbjeje të mundshme të zgjedhjeve. Basha ka gjetur “armikun” e radhës dhe ai është miku më i madh i shqiptarëve, pra ndërkombëtarët. Armiku i Bashës rrjedhimisht janë edhe shqiptarët, të cilët po tregojnë se janë larg politikës së tij dhe “liderit” Basha.

Ai është i zënë ngushtë sepse nuk mundi të bindë askënd nga BE apo SHBA që protesta e tij është rruga e duhur. Shkau edhe më keq në gabim kur njëlloj si ekstremistët e Sheshelit tha se ato që artikuloi Mogherini ne emër të BE-së ishin broçkulla. Një shpërthim prej lideri të kapitulluar që nuk ka asgjë për të humbur. Një shpërthim i dëshpëruar i një lideri që su bë dot lider as për demokratët, e jo më për faktorin ndërkombëtarë.

Pra, i gjithë sikleti dhe artikulimet anti-perëndim të Bashës&co janë prej faktit se ndjehet vetëm. I mbetur në mes të bulevardit pa asnjë mbështetje, duket se ka filluar të kërkojë ndihmë nga Rusia. Duke u bërë palë me ekstremistët serbë në thirrjet anti-BE dhe duke marrë non stop këshilla nga Aron Shave, (që është konsulenti izraelit i Lulzim Bashës, i cili njihet për fushatën e fundit zgjedhore që zhvilloi në Mal të Zi, ku punoi ngushtë me forcat pro ruse që ishin kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO), Basha shpreson se do ja dalë ta kalojë lumin pa u lagur edhe këtë herë. Përpos kësaj lëvizjë pro-ruse e anti-BE, Basha po luan edhe numrat që ka në Parlament për të mos votuar reformën në drejtësi, specifikisht ligjin e Vettingut. Që siç tha edhe Mogherini, është çelësi për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai sot nuk do e votojë këtë ligj, duke vazhduar vetëvrasjen dhe qëndruar edhe më larg BE-së, SHBA-ve dhe qytetarëve!

Pra e gjithë lufta është që Shqipëria të mos shkojë drejt BE-së, por të mbetet në vendnumëro. Që të mos ecë përpara reformë në drejtësi që shihet si goditja finale kundër korrupsionit dhe gjykatësve të inkriminuar të lidhur me edhe me politikën që kryen krime. Luftë kjo që në fakt nëse e fiton Basha, merr në qafë ato 99% që duan reformën në drejtësi, e që shpëton një grusht njerëzish që janë strehuar në çadrën vetmisë së madhe. Por që kjo ka pak ose aspak gjasë të ndodhë.

Next Post
Gjinishi: KMSH përfaqëson Gylenin. Shqipëria mund të akuzohet për financim terrorizmi

Gjinishi: KMSH përfaqëson Gylenin. Shqipëria mund të akuzohet për financim terrorizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In