• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirë vajzën, po ekranet kush i ka marrë peng?

by Mero Baze
02/10/2018 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka pas një poshtërim mediatik kundër vajzës së dhunuar nga Fushë Kruja, nga dy ekranet që e morën në intervistë. Të dy televizionet që e kishin të ftuar në emisionet respektive, më shumë se sa për vajzën, u kujdesën për audiencën.

Dhe pasi mbaruan punë me të, filluan t’i bëjnë gjyqin vajzës si gënjeshtare, dhe se atë po e shëtisin njerëz mafiozë nëpër studio.

Nuk e vë në dyshim se vajza mund të mos jetë e lirë të thotë gjithë të vërtetën sot, por ajo thotë atë që ndjen se e mbron më shumë.

Një gazetar profesionist, siç ka qejf të thotë Eni Vasili, nëse e shikon se vajza nuk është e lirë të thotë atë që ajo duhet të thotë, nuk e nxjerr në ekran.

Kjo ndodh vetëm nëse dhe gazetarja nuk është e lirë të jetë e vërtetë. Është rregulli numër 1 një i raportimit në gazetari, që nuk bëhet palë të transmetojë dëshmitë e një pengu.

Por kafshëria e të dy emisioneve ishte se përveçse e kanë kërkuar me dhunë në ekran, përveçse kanë treguar dhe vetë “herozimin” se si e kanë marrë në intervistë, pastaj i bëjnë gjyqin dhe thonë se atë dikush po e shëtit dhe e nxjerr në ekrane.

Po mirë vajzës që i paskan vënë pistoletën tek koka të thoshte çfarë donte mafia, po gazetarëve që e intervistuan, çfarë iu kanë vënë tek koka që bënë lojën e mafias?

Kur vajza dha intervistën e parë tek Report TV, ju bë gjyqi gazetarit dhe televizionit, si të përdorur nga “mafia”. Po tani që dy televizionet e mëdha në vend, kërkojnë me ngulm vajzën në TV, dhe pastaj i bëjnë gjyqin asaj si të përdorur nga mafia, çfarë janë?

Unë nuk them që janë të përdorur nga e njëjta mafie që është e kërcënuar vajza, por më keq akoma, nga ajo pjesë mafioze e politikës, që më së paku i ha palla për vajzën, por për dramën politike që duhet të prodhojnë me të.

Të marrësh me ngulm vajzën në intervistë, ta kuptosh siç pretendon një gazetare, se ajo po gënjen dhe shtiret, dhe ta transmetosh këtë, pra të bësh lojën e mafias dhe pastaj të gjykosh vajzën si mashtruese, është një gjë më e ndyrë se sa çdo gjë tjetër që mund t’i bëjë mafia asaj vajze, pasi në këtë rast të dy televizionet janë bërë pjesë e lojës së mafias që pretendojnë.

Eni Vasili, që së paku e kishte të rregjistruar, mund të hynte në histori duke bërë dje emision pa vajzën dhe duke treguar se e kishte intervistuar atë, por intervista nuk vlente se ishte peng.

Ironi e fatit është se këtë ja ka kërkuar vetë pengu ta bëjë, pra vetë vajza ka kërkuar më pas të mos transmetohet, dhe ajo nuk e ka bërë. Çka do të thotë se është më e lirë ajo vazja e dhunuar, se gazetarja.

Ka plot raste në gazetarinë botërore, kur një pengu nuk i është zgjatur kurrë mikrofoni, kur gazetari e ka kuptuar që është peng. Ka dhe në gazetarinë shqiptare.

Por kjo që dy gazetarë, që zihen si çakenj për audiencë, dhe pasi përdorin për këtë qëllim vajzën e gjorë, më pas i bëjnë gjyqin se atë po e shëtit mafia në ekrane, është ndoshta gjëja më e ndyrë që ka bërë ndonjëherë shtypi kundër jetës së një vajze të pambrojtur, qoftë dhe peng i mafias .

Ky gjest përmbledh brenda vetes, dhe komplekse të tjera inferioriteti të vetë aktorëve ndaj kësaj historie, që buron nga plot episode të errëta të karrierës së tyre në gazetarinë shqiptare, si pengje të mafies së biznesit dhe politikës, për të cilën ndoshta duhet një debat më i gjerë.

Por mënyra se si tregojnë me heroizëm se kanë tre ditë që gjurmojnë vajzën ta marrin në ekran, xhelozitë ndaj njëri- tjetrit, ku njëri e donte direkt, e tjera të rregjistruar, pastaj gjyqi ndaj vajzës se ajo gënjeu për ato që tha në ekran, dhe se mafia ua çoi atyre në studio, është ku e ku më larg, se gënjeshtrat e detyruara të vajzës së gjorë.

Është dëshmi se kush gënjen nga halli, e kush gënjen nga “malli”.

Next Post
Astrit Patozi pas takimeve: Nuk kemi më se ç’farë presim prej Bashës

Xhisiela i ka mërzitur të gjithë

Comments 1

  1. Agron says:
    7 years ago

    Eni Vasili nje gazetare militants e pd-se dhe servile e topit Te kete TURP qe perdorig vajzen per iteresa Te ndyra Te politikes

    Reply

Leave a Reply to Agron Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In