• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirë se po bëjnë vetëvrasje, por pse marrin të tjerë me vete?

by Frrok Çupi
24/06/2022 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sa shkon këtu fjala ‘mirë’ për aktin e vetëvrasjes?! Nuk po them se ‘punë e madhe’ pse disa bëjnë vetëvrasje, natyrisht. Por edhe ndonjë gjë ‘tragjike’ në rastin tonë të ‘vetëvrasjes’ nuk është. Sepse nuk po flas për ata që vuajnë nga depresioni, skizofrenia, borxhi, alkoolizmi, varësia nga droga, të pastrehët ose një kombinim i të gjithave. Po flas për vetëvrasjen e njerëzve të famshëm; këta që kanë grumbulluar shumë pasuri, shumë pushtet, shumë mëkate…, prandaj edhe shkojnë deri në vrasjen e vetes.

Këta i kemi rreth nesh, ose çdo natë në ekranet e televizionit, ose në konferenca, ose në karshillëk me njerëzit. Po vrasin veten dy presidentë, disa ministra, duzina me servilë dhe hajdutë, duzina me të pakënaqur me këtë jetë ku ‘të tjerë po vjedhin në vend që të vjedhim ne’. Pasi kryen krimet e korrupsionit, vjedhjes dhe minimit të demokracisë, këta nuk u ndalën dot, por i kanë hyrë luftës ‘deri në fund’. Ndërsa marrin me vete qindra, sa naivë aq edhe ‘braca’ të vegjël që janë mësuar të fusin duart në xhepat e shtetit.

Pse kryen vetëvrasje presidenti sapo del nga zyra?

Sot është data 24 e muajit qershor, fiks për 30 ditë presidenti i Republikës lë zyrën dy katesh në Bulevardin e Madh,  ndërtuar si një barakë për ambasadën e BS në vitin 1959, ku as ambasada vetë nuk u vendos kurrë. Atë ditë, dmth., 24 korrik,  ka deklaruar ai,  ‘do të niset për në flakën e Revolucionit’. Ka lënë edhe një pikë- takimi me presidentin e parë pas vitit 1992, dhe duket fiks si një nga takimet entuziaste të disa nordikëve etj., që kam parë dikur duke iu afruar Kanalit të Korinthit për të vrarë veten.

Vetë dhuna për marrjen e pushtetit, që këta duan ta quajnë ‘revolucion’ është fundi i tyre. Kthehen, nëse do të kthehen, pikërisht aty ku kanë kryer krimet, mbi njeriun e vjedhur, të dhunuar dhe të mashtruar prej tyre. Edhe sikur të mos ishte Shtetet e Bashkuara, që po ruan vendin tonë dhe rajonin prej kërcënimit të Metës e Berishës, vetë populli shqiptar është aq i gërditur prej tyre saqë nuk do të duronte asnjë minutë. Por gjithë bota e di se po pritet momenti kur fajtorët e mëdhenj të tre dekadave në vend, të japin llogari dhe të dorëzojnë mallin e vjedhur.

Këta e mendojnë vetëvrasjen e tyre një akt heroik dhe plot lavdi. Shkuan dhe erdhën disa herë nga Baku me idenë ku ta gjejnë vendin e sulmit apo të vetëvrasjes, por në fund u kthyen në ‘Korinth’, në kanalin e shekullit 19. Pas datës 24, sapo të shfaqen në rrugët e qytetit duke kryer akte dhune dhe terrorizmi, aty do të kenë edhe fundin. Vetëvrasja e tyre vjen natyrshëm, si në një nga novelat e Albert Kamysë:

‘Miku im- thotë Kamy- kishte një karrierë publike shumë të suksesshme; por që kishte hyrë në një errësirë e cila po e pushtonte. Në momentin që mora telefonatën për të më thënë se ‘kishte vdekur’, aty mendova se mund të ishte vetëvrasje’.

Por pse marrin të tjerë me vete?

Momenti kur ‘të lavdishmit’ kthehen në mizorë dhe marrin peng viktimën, këtu e keqja kap kulmin. E njëjta ndodhi në netët e egra të vitit 1991, natën pasi u shemb monumenti i diktatorit. Njëra nga anëtaret e Byrosë Politike, që strehohej në një apartament afër selisë së PD, papritur kreu peng marrjen. Teksa po ndahej nga familjarët diku në korridorin e  ngushtë për t’u transferuar në një bazë më të sigurt, byroistja rrëmben një fëmijë të familjes, e fut në gji dhe del në rrugë… Do ta qëllonin demokratët.

Ja kështu po e marrin këta të dy , ‘njeriun e vogël’, popullin e vjedhur dhe të rrahur po prej tyre. Tani i thonë popullit “Do të të vijmë në krye, të të çojmë atje në shpellën ku na dole duarsh”. Ajo shpella është aty prej tre dekada: me zjarrin e luftës civile, me grusht shteti, me dhunë dhe djegie, me vjedhje të pronës publike dhe floririt të Thesarit, me vrasje qytetarësh e dëshmitarësh, me frikë se ‘po na vijnë ata’…

‘Shqipëria në rrezik!’ kanë shpallur moton e fundit politike, me mendjen e tyre do t’i dëgjojnë njerëzit dhe njerëzit do ta ngrenë e ta çojnë Shqipërinë ku e kishin degdisur këta.

Kryetari (gjasme kryetar) i PD po i thotë kryetarit të LSI ‘të jap ca anëtarë të PD’, ‘mos më kallëzo edhe po shkove në burg’. Njeriu qenka veç mall në mendjen e atij që shkon drejt fundit të vet. Vetë PD-në e ka marrë peng ‘në një hapësirë të vogël, dhe po e çon në vetëvrasje.

A ka filozofi ndër këta njerëz? Po, ka, dhe kjo është filozofia e vetëvrasjes. Personazhi i Kamysë kishte bërë një pyetje para se të kryente aktin: “A ia vlen, pse dhe si ia vlen të jetohet jeta pa famën e mëparshme?’.

Këta dy tanët, plus ‘famës së pushtetit’ kanë edhe barrën e krimeve kundër njerëzimit, barrën e korrupsionit e të vjedhjes dhe të shkatërrimit të vendit.

A ka të pafajshëm mes atyre që u shkojnë pas për në ‘atë botë’?

Naivët quhen edhe të pafajshëm, për shembull, edhe budallenjtë; këta veç duartrokasin triumfin e mashtruesit. Të pafajshëm në krim janë edhe njerëzit ‘e fiksuar’. Këta vuajnë nga ‘obsesioni i Paskalit’. Paskali një parisien i lodhur, vetëm një herë e pa veten duke u mbytur në Senë; por gjithë jetën i dukej sikur në anën e majtë të karrocës kishte humnerë. Edhe këta të fiksuarit e Berishë- Metës, një herë e panë veten duke ‘shirë’ mbi pronën e tjetrit, e tani janë fiksuar se mund të vjedhin gjithë jetën.

Njerëzit e pambrojtur këta i tundojnë drejt vetëvrasjes duke iu tundur kartën e  ‘dashurisë së pa shpërblyer’. Ishte një herë një djalosh, Verteri i Ri, tregon Gëte, i veshur me xhaketë blu dhe pantallona të verdhë. Ky kreu vetëvrasje, e kreu sepse nuk e duroi dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer. Djemtë në të gjithë Europën nisën të vishen me bluza blu dhe pantallona të verdha.

Me këtë sy e shikojnë Saliu dhe Iliri turmën e viktimave të tyre: Të gjithë njësoj, të gjithë besnikë, të gjithë borxhli për dashurinë e ngrirë. Këta të dy po u thërrasin të organizohen kundër Amerikës, kundër paqes në Ballkan, kundër stabilitetit drejt e në ‘lavdinë e parë’.

Në fakt, nuk janë heronj romantikë që e kryejnë vetëvrasjen për shkak të lavdisë, këta e kryejnë vetëvrasjen si aktin e fundit të mëkatit: O fitojnë mbi popullin dhe mbi Amerikën, o shpallen heronj…

Vallë, të tjerët pse i marrin me vete?

Next Post
Braktisi dy fëmijët/ Nëna e të zhdukurës përplaset me shoqen e të bijës: Do të të rrjep! Ju kapa mat në shtëpinë tënde! Valentina: Ti e di çfarë ka bërë goca jote

Braktisi dy fëmijët/ Nëna e të zhdukurës përplaset me shoqen e të bijës: Do të të rrjep! Ju kapa mat në shtëpinë tënde! Valentina: Ti e di çfarë ka bërë goca jote

Comments 1

  1. PRoshi says:
    4 years ago

    Bukur Frrok. Mëkatarë deri në harakiri. Shpresojmë tek kjo e fundit. vetvrasjes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron për sulmin vdekjeprurës në periferi të Parisit: Akt terrorist dhe racist

October 24, 2026
I premtuan një jetë më të mirë, por e shfrytëzuan në mënyrë brutale. Arrestohet çifti shqiptar

Atentat mafioz në Kalabri, vritet bashkëshortja e kreut të dyshuar të mafies, 64-vjeçari mbetet i plagosur rëndë

October 24, 2026
DOSJA/ Mbyti babanë me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, nën akuzë edhe nëna për fshehje!

DOSJA/ Mbyti babanë me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, nën akuzë edhe nëna për fshehje!

October 24, 2026
“Jam mërzitur shumë”- Krisje në shoqërinë me Çiljeta Xhilagën? Ingrit Gjoni zbulon pse nuk e ndjek në “Instagram”: Ajo nuk zgjodhi që të…

“Jam mërzitur shumë”- Krisje në shoqërinë me Çiljeta Xhilagën? Ingrit Gjoni zbulon pse nuk e ndjek në “Instagram”: Ajo nuk zgjodhi që të…

October 24, 2026
Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Italia në gjendje alarmi për protestat, forcon masat e sigurisë! Blindohen me efektivë e mjete sheshet nga Milano në Castel Volturno

October 24, 2026
Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Lufta me Rusinë, Zelensky: SpaceX e ngadalësoi Starlinkun, Musk tashmë është në dijeni

October 24, 2026
Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

October 24, 2026
Parashikimi i superkompjuterit për fituesit e Topit të Artë në 10 vitet e ardhshme!

Parashikimi i superkompjuterit për fituesit e Topit të Artë në 10 vitet e ardhshme!

October 24, 2026
Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In