• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mirë se ju gjeta”! Mitsotakis refuzoi ceremoninë për të atin, Rama sjell Avramopulous në Derviçan

by A R
27/10/2023 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot sheshin e rikonstruktuar të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.

Edi Rama tha se “busti i tij do të qëndrojë si shëmbëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarë do qoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës”.

Referenca e “mosarsyes së politikës” duket se i shkon faktit që kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, djali i Konstantinos Mitsotakis, që iu ngrit busti refuzoi të pranonte ftesën që iu bë në 22 Dhjetorin e vitit të kaluar nga Edi Rama për të qenë sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit.

Edi Rama u shpreh se do të donte që Kyriakos Mitsotakis të ishte sot i pranishëm. Fajin ia vuri politikës, referuar dosjes Beleri. “Do të dëshiroja që sot këtu do të ishte Kyriakos, por me siguri do të rikthehet në këtë shesh, që ua ka premtuar, ku që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që bashkë me ju dhe me mua është këtu një deputet i “Demokracisë së Re”, Dimitris Avramopoulos.

Fatkeqësisht politika elektorale trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë mes fqinjëve si Shqipëri dhe Greqia, edhe pse janë gjëra që kalojnë, edhe pse më mirë do të ishin të mos kishin ndodhur. Jo vetëm kalojnë por e bëjnë më të fortë lidhjen mes dy popujve” tha ai.

Më pas fjalën e mori Dimitris Avramopoulos, zyrtar i njohur në Greqi, që në vitet ’90 shoqëronte  Konstantinos Mitsotakis në Dropull dhe sot u rikthye.

E nisi fjalën me një përshëndetje në shqip “Mirë se u gjeta”. Çështja e arrestimit të Fredi Belerit ndau thellë palët duke i futur palët në një kurs përplasje.

Dimitris Avramopoulos ka qenë Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë.

Ai gjithashtu ka mbajtur postin si ministër disa herë. Si ministër i Mbrojtjes së Greqisë, i Jashtëm, i Turizmit dhe i Shëndetësisë etj.

/a.r

Next Post

Gazetari jep detaje nga dosja: "Drita e kuqe" u ndez në Gjermani kur Malltezi i kaloi së bijës 320 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In