Policia e Lezhës, komisariati Mirditë ka arrestuar tre vëllezër për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim e Shitje Narkotikësh”, si dhe ka proceduar vëllain e katërt për “Armëmbajtje pa leje”.
Burime nga kjo polici, sqarojnë se gjatë arrestimit të tre vëllezërve janë asgjësuar dhe 13 parcela te kultivuara me 837 bimë narkotike kanabis. Po ashtu u sekuestruan 235 gram lëndë narkotike në banesën e njërit prej vëllezërve.
Ndërkaq të arrestuarit janë vëllezërit Asllan Frati, 52 vjeç, Arben Frati, 36 vjeç, si edhe Fatmir Frati, 44 vjeç. Po ashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A.F, vëllai i katërt, për veprën penale “Mbajtie pa leje të armëve sportive.









