• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mirdita’/ Guvernatorja e Shtetit të New York takon komunitetin shqiptar në Bronx: Bën shqiponjën e merr dhuratë Kanunin e Lekë Dukagjinit

by Java News
25/07/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatorja e New York takon komunitetin shqiptar dhe flet shqip.

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në New York. Në Bronx, Guvernatorja e Shtetit të New York (që është një nga shtetet më të rëndësishëm dhe më të pasur në vend), Kathy Hochu, mbërriti për të zhvilluar një takim shumë të përzemërt me shqiptarët aty. Ajo e nisi fjalën e saj duke folur shqip, kur iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: ”Mirdita!”. Kjo shkaktoi entuziasëm tek pjesëmarrësit në takim që e brohoritën dhe duartrokitën.

Pas kësaj,  pritja që iu bë guvernatores ishte speciale dhe po aq e përzemërt edhe pse vizita e saj ishte lajmëruar vetëm 48 orë përpara ardhjes së saj. Në krye të këtij organizimi dhe takimi të rëndësishëm për komunitetin tonë atje ishte Mark Gjonaj, ish-Këshilltari i Bashkisë i cili ka qenë dhe vijon të jetë një ndër promotorët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar në New York si dhe një lobues i fortë që vëmendja ndaj shqiptarëve të rritet. Ky ishte një takim me rëndësi të madhe për vemendjen e shtetit ndaj komunitetit shqipatar, siç theksoi edhe vetë guvernatorja kur tha se ”prioriteti numer një është te mbajë te gjithë te sigurte dhe te mbrojë bizneset nga grabitja. Nga ana tjetër ajo premtoi se zotohet që do ”të mbrojë shëndetin, sigurinë, familjet, bizneset çdo ditë.”

Fakti që Guvernatorja kërkon të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan tregon qartë se ky komunitet po bën ndryshimin  dhe po vlerësohet për kontributet në Nju Jork.

Shqiponja në Bronx

Siç duket edhe nga fotot nga takimi i djeshëm, vizita ishte shumë miqësore dhe e përzemërt. Guvernatorja theksoi se ”Ky komunitet është më i mirë, më i gjallë dhe më magjepses nga prezenca juaj sot dhe gatishmëria për të ndërtuar biznese dhe për të na ndihmuar neve të bëhemi një New York më i mirë përmes punës tuaj”. Pas shkëmbimit të vlerësimit reciprok, Guvernatorja nuk ngurroi të bëjë edhe simbolin kombëtar, shqiponjën, sëbashku më Markun.

Guvernatorja ben Shqiponjen
Guvernatorja ben Shqiponjen

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Surprizat nuk mbaruan këtu. Guvernatorja pasi bëri Shqiponjën, mori edhe një dhuratë të veçantë nga Gjonaj dhe ai ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku janë shkruar tërësia e normave të së drejtës zakonore shqiptare. Nga sot, Guvenatorja do të ketë në shtëpinë e saj edhe një copë historie shqiptare, dhurate nga komuniteti i New York.

Guvernatorja merr Kanunin e Leke Dukagjinit
Guvernatorja merr Kanunin e Leke Dukagjinit

Vlerësimi për Markun

Nuk mund të mungonte as vlerësimi për Mark Gjonajn, ish këshilltarin e New York, i cili është një faktor i rëndësishëm në krah të komunitetit shqiptar aty. Guvernatorja ka folur me superlativa për Gjonajn, duke theksuar se ” Marku është një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë ka shërbyer dhe vendosur në zemrën e tij komunitetin shqiptar”!

Premtimi i mbajtur

Organizatori Gjonaj në fjalën e tij, teksa falenderoi guvernatoren Kathy Hochu për vizitën në komunitetin shqiptar aty, tha me krenari se ”komuniteti shqiptar këtu janë neëyorkez të vërtetë që e vlerësojnë me të vërtetë mundësinë që u është dhënë.”

Nga ana tjetër, Gjonaj zbuloi një bisedë të kahershme me Guvernatoren kur ata punonin bashkë, ku ajo i kishte premtuar një vizitë për të njohur më mirë komunitetin shqiptaro amerikan. ”Në kohën kur unë punova me guverantoren Kathy Hochul, ajo më bëri një premtim për ta njohur më shumë komunitetin shqiptaro amerikan, ndaj organizuam sot këtë takim sepse ajo do të njohi nevojat tona, shqetësimet dhe problemet tona”. Dhe këtë premtim, Guvernatorja e mbajti dje!

Next Post
Rikthehet pista heroike “Aljende”/ Meta: Ka beteja që ja vlen të vdesësh, të shpallim “non grata”…!

Rikthehet pista heroike "Aljende"/ Meta: Ka beteja që ja vlen të vdesësh, të shpallim "non grata"...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In