• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Miratuam Paketën e Maleve”, Gonxhja: Nxit kthimin e shumë shqiptarëve nga jashtë vendit

by A R
09/01/2025 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në përfundim të mbledhjes së qeverisë gjithashtu njoftoi edhe miratimin e “Paketës së Maleve”. Gonxhja u shpreh se kjo nisëm do të sjellë zhvillimin e ekonomisë malore.

Ministri tha se miratimi i kësaj paketë nxit kthimin e shumë shqiptarëve nga jashtë vendit.

Blendi Gonxhja: Jam i lumtur që jam këtu bashkë me Arbrin, ministrin e Pushtetit Vendor ku MEKI bashkë me ministrinë e Pushtetit Vendor bashkëpropozuan dhe miratuan sot në qeveri projektligjin që ne e quajmë “Paketa e Malit” që mua do të më pëlqente ta quaja një nisëm për ekonominë e maleve që është një nisëm që sjell një qasje alternative për të na ndihmuar që ekonomia malore që ka ngelur pas ekonomisë të zonave urbane dhe zonave bregdetare të mund ta nxisim e ta shohim me përparësi duke shkuar më thellë në zonat rurale që kanë një potencial zhvillimi.

Gjithashtu do të lehtësonim dhe të nxisnim që të kishim edhe diasporën dhe kthimin e shumë shqiptarëve për tu kthyer në tokat e të parëve edhe nga jashtë vendit ku ata mund të jenë sot për të zhvilluar projekte që më pas ne do të bënim të mundur që t’i ndihmonim që të kishin një ecuri më të shpejtë miratimi dhe zbatimi të këtyre investimeve në zona që ne do t’i shpallim zona me përparësi dhe me një nevojë prioritare për një zhvillim ekonomik të mbështetur nga këto instumenta që ne propozojmë me këtë projektligj.

Ndërkohë ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku theksoi se malet janë një burim i nënpërdorur.

Arbjan Mazniku: Malet mbeten një nga burimet shumë të mëdhaja dhe janë një burim i nënpërdorur ndaj dhe kjo paketë krijon një sinergji mes qeverisë dhe pushtetit vendos për t’i vënë në funksion të plotë të zhvilimit të vendit me fokus kryesor të zhvillimit turistik gjithë malet. Këto zona fitojnë përmes ligjit një seri përparësish zhvillimore. Personat që investojnë në këto zona zgjidhin gjithashtu një seri problemesh që kanë të bëjnë me pronësinë dhe thjeshtësojnë procedurat e marrjes së lejes. Pra zgjidhim tre probleme sistematike, zonimin, paketa e incentivës fiskale dhe së treti lejet e zhvillimit për këto zona duke dhënë mundësinë që të shohim mundësinë dhe të orientojmë zhvillimin drejt maleve duke bashkërenduar punën. Ndaj kjo do të jetë një paketë që do t’i japë shumë zhvillim të gjithë maleve në vitet në vijim.

Next Post
Tragjedia e 9 janarit 2004 në Karaburun, familjarët apelojnë ende për drejtësi

Tragjedia e 9 janarit 2004 në Karaburun, familjarët apelojnë ende për drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Qytetet tona nuk janë më në dorë të qytetarëve… Dy ngjarje, pak cinizëm dhe disa konkluzione

August 4, 2026
Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com