• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Miratohet strategjia për zhvillimin e tregjeve, qeveria projekton listimin në bursë të kompanive me kapital shtetëror

by Java News
27/04/2023 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar Dokumentin Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Dokumenti analizon situatën e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe infrastrukturën e tij, duke propozuar ndërmarrjen e planeve konkrete të veprimit për zhvillimin e tregut të kapitaleve përgjatë një periudhe 5-vjeçare.

Objektivi i përgjithshëm është promovimi i tregjeve eficiente të kapitalit nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të këtyre tregjeve dhe mbikëqyrjes efektive të tyre. Për arritjen e këtij objektivi, Dokumenti Politik merr në konsideratë një sërë faktorësh, si: përcaktimi i kushteve paraprake të zhvillimit të tregut, adresimi i sfidave dhe problematikave, identifikimi i prioriteteve për zhvillimin e tregut të kapitaleve, bashkëpunimi mes institucioneve me rol kyç për zhvillimin e këtij tregu, sigurimi i mbikëqyrjes efektive, si edhe përcaktimi i planeve konkrete të veprimit sipas prioriteteve të vendosura.

Objektivat kryesorë strategjikë të dokumentit janë: rritja e pjesëmarrjes së emetuesve, zgjerimi i bazës së investitorit dhe zgjerimi i gamës së instrumenteve financiare, eficienca dhe transparenca e tregut të kapitaleve, si edhe zhvillimi i tregut sekondar të Titujve të Qeverisë. Bazuar në këto objektiva, në dokument parashikohen masa dhe veprime konkrete për arritjen e tyre.

Deri tani, aktori i vetëm thelbësor i tregut të kapitaleve në anën e ofertës ka qënë Qeveria Shqiptare, si emetuesi më i madh i titujve të borxhit të emetuara në vend. Me nisjen e emetimeve të para të obligacioneve me ofertë private, bankat u kthyen në emetuesit kryesorë të këtij instrumenti financiar. Tashmë synohet zhvillimi i tregut të kapitaleve, përmes emetimeve me ofertë publike në një treg të rregulluar/Bursë.

Dokumenti i Politikave konstaton se tregu shqiptar i kapitaleve ka ende shumë hapësirë për emetues të rinj në anën e ofertës. Në këtë drejtim një listim i mundshëm i disa kompanive me kapital shtetëror apo emetimi prej tyre i obligacioneve me ofertë publike do të ishte një shembull i mirë për emetuesit e tjerë korporativë. Për këtë nevojitet së pari identifikimi dhe vlerësimi i kompanive me kapital shtetëror si dhe një qasje konkrete për përgatitjen e tyre për listim. Dokumenti i Politikave parashikon ndërmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim.

Ky Dokument Politik miratohet në një moment të rëndësishëm, pasi në vend tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve të kapitalit. Ligji nr.62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”, i hartuar në përputhje me direktivën e Bashkimit Europian (MIFID II) dhe rregulloret e miratuara nga Autoriteti në zbatim të tij kanë kompletuar tërë kuadrin e nevojshëm ligjor e nënligjor. Krahas anës ligjore, është krijuar edhe infrastruktura e tregtimit dhe pastregtimit, me Bursën e Titujve operacionale që nga viti 2018, Regjistri Shqiptar i Titujve (ALREG), i cili vepron si Depozitar Qendror, si edhe bankat tregtare të licencuara në rolin e ndërmjetësit financiar për funksionin e nënshkrimit të instrumenteve financiare.

/s.f

Next Post
Përfshihet nga flakët makina në ecje në “Rrugën e Arbrit”, detajet e para

Përfshihet nga flakët makina në ecje në “Rrugën e Arbrit”, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In