• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet rritja e pagave sipas gradave të ushtarakëve e zjarrfikëseve, Peleshi: Nga 70 mijë-190 mijë lekë

by Java News
26/06/2024 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri publike vendimin për rritjen e pagave për ushtarakët, që u miratua sot në Këshillin e Ministrave.

Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71.000 lek paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit, nga 42.000 lek në vitin 2019 pra një rritje në këto vite prej 29.000 lekësh. Të gjitha pagave u shtohet dhe trajtimi me ushqim që jepet në formën e pagës prej 16.000 lekësh.

Ministri Peleshi ftoi dhe të rinjtë për tu bërë pjesë e FA.

Pra një ushtar i VI nuk do të marrë 71.000 lek por do të marrë 87.000 lek. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi kushdo që do të bëhët pjesë e Forcave të Armatosura e nis me një pagesë 87.000 lek. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22% ku në ndryshim nga dy vitet e fundit, ku për të gjitha gradat pagat janë rritur me të njëjtën %, këtë vit do i japim më shumë prioritet gradave më të ulta. tha Peleshi.

Çfare deklaroi Ministri Peleshi:

Sa i përket pagave për Forcave të Armatosura, por dhe për personelin civil, dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt e deri te gjeneralët për rritjen sinjifikative të pagave.  Kjo rritje filloi në vitin 2022, me rritjen më të madhe të historisë të pas viteve ’90 në Shqipëri, me 30% dhe një premtim dhe anagazhim i Kryeministrit që pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit deri sa ne të arrijmë nivelin mesatar të vendeve të Aleancës  ku bëjmë pjesë.  Pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit! Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze.

Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71.000 lek paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit, nga 42.000 lek në vitin 2019 pra një rritje në këto vite prej 29.000 lekësh. Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohet dhe trajtimi me ushqim që jepet në formën e pagës prej 16.000 lekësh.

Pra një ushtar i VI nuk do të marrë 71.000 lek por do të marrë 87.000 lek.  Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi kushdo që do të bëhët pjesë e Forcave të Armatosura e nis me një pagesë 87.000 lek. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22% ku në ndryshim nga dy vitet e fundit, ku për të gjitha gradat pagat janë rritur me të njëjtën %, këtë vit do i japim më shumë prioritet gradave më të ulta.

Rreshteri  në vitin 2019 e ka patur pagën 48.200 lek, më rritjen prej 30% shkoi në 62.660 me rritjen e sotme shkon në 80.000, plus 16.000 të trajtimit ushqimor.

Majorit nga 68.800 lek paga i shkoi në 89.440 lek pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 107.000 pa trajtimin ushqimor. Diferenca në pesë vite është 38.200 lek.

Koloneli në 2019-ën paguhej 110.000 lek, shkoi në 143.000 pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 163.500 lek pa trajtimin ushqimor.

Gjenerali e ka patur 127.500 në vitin 2022 , shkoi në  165.000 pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 190.000 lek. Pra një rritje prej 62.500 lekësh.

Brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku e rikujtoj që ka arritur në 2% të GDP duke e bërë Shqipërinë një nga 22 vendet aleate në NATO që përmbushin angazhimin Aleancës ku 2% e GDP të jetë për mbrojtjen.

Në buxhetin e pagave ne lëvizim 11 milionë dollarë, duke patur parasysh që edhe personeli civil do të ketë rritjen e pagave siç u sqarua nga ministri i Financave.

Unë kam kënaqësinë të sjell këtu edhe një vendim tjetër, po për rritjen e pagave, për një kategori që bën një punë shumë të rëndësishme, të pazëvendësueshme, të çmuar, që janë personeli zjarrëfikës.

Kanë një rritje që shkon deri në 30% në varësi të gradave.

Asistent zjarri, që është grada më e ulët e zjarrëfikësit, paga aktuale është 46.000 lek, rritet në përqindje 30.43%, në vlerë 14.000 Lek, paga sot shkon në 60.000 Lek.  Sapo hyn në Shërbimin Zjarrëfikës, paga fillestare nga sot do të jetë 60.000 Lek.

Zjarrëfikës, një gradë më lartë, ka pasur pagën 52.500 Lek, sot shkon në 65,000 Lek.

Kryezjarrëfikës nga 55.000 Lek shkon në 70,000 Lek.

Kryeinspektor zjarrëfikës nga 74.500 Lek shkon në 85.000 Lek.

Inspektor zjarrëfikës 64.200 Lek shkon në 75.000 Lek,

Komisar zjarrëfikës nga 97.500 Lek shkon në 105.000 Lek.

Drejtues zjarrëfikës nga 108.000 Lek shkon në 115.000 Lek.

Drejtues i pare zjarrëfikës nga 120.000 Lek në 140.000 Lek dhe drejtues i lartë zjarrëfikës nga 131.000 Lek shkon në 160.000 Lek.

Jemi në nivele shumë dinjitoze. Dua ta mbyll me një fjali. Jemi për fat të keq në prag të sezonit të zjarreve, vera e nxehtë sjellë dhe qinda vatra zjarresh. Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive, natyrisht edhe një apel të gjithë forcës tonë zjarrëfikëse, të qendrojnë në krye të detyrës për eleminin e pasojave, në një stinë që fatkeqësisht pritet të jetë me e nxehtë se vitet e tjera./m.j

Next Post
Zbardhen bisedat e skandalit tek Onkologjiku/ Pazari i mjekëve me pacientët me kancer: I themi operacioni bën 5 milionë, për ty 4

Zbardhen bisedat e skandalit tek Onkologjiku/ Pazari i mjekëve me pacientët me kancer: I themi operacioni bën 5 milionë, për ty 4

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Korrik 2026

July 8, 2026
VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

July 8, 2026
U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

July 8, 2026
VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

July 8, 2026
Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

July 8, 2026
Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

July 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta. Janë të këqij dhe të çmendur

July 8, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit

July 8, 2026
Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In