• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Miratohet rezoluta e OKB për armëpushim në Gaza, SHBA kundër, si votoi Shqipëria

by Java News
12/12/2023 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese të martën për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gazë, në një tregues të fuqishëm të mbështetjes globale për përfundimin e luftës Izrael-Hamas.

Votimi në organizatën botërore me 193 anëtarë ishte 153 pro armëpushimit, 10 kundër dhe 23 abstenime.Mes vendeve që kërkuar armëpushim është edhe Shqipëria.

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, tetë vende të tjera e kundërshtuan rezolutën: Austria, Çekia, Guatemala, Liberia, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re dhe Paraguaj.

Mbështetja për një rezolutë për armëpushim ishte më e lartë sesa ajo për një rezolutë më 27 tetor që bënte thirrje për një “armëpushim humanitar” ku votimi ishte 120-14 me 45 abstenime.

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të premten ku kërkohej një armëpushim humanitar, vendet arabe dhe myslimane kërkuan një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh për të votuar për një rezolutë ku kërkohet e njëjta gjë.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk kanë fuqi detyruese.

Megjithatë edhe mesazhet e asamblesë “janë shumë të rëndësishme” dhe pasqyrojnë opinionin botëror, tha të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Votimi i Asamblesë së Përgjithshme pasqyron izolimin në rritje të Shteteve të Bashkuara në refuzimin për t’iu bashkuar kërkesave për një armëpushim. SHBA dhe Izraeli thonë se një armëpushim i plotë do të ndihmonte vetëm Hamasin.

Megjithëse votën kundër armëpushimit nga Uashingtoni, Presidenti Joe Biden përdori të martën një gjuhë më të ashpër se zakonisht ndaj Izraelit duke thënë se po humbiste mbështetjen ndërkombëtare për shkak të “bombardimeve pa dallim” në Gazë.

Riyad Mansour, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara tha para votimit se një votë nga Kombet e Bashkuara, qoftë nga Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme, duhet të shihet si detyruese.

“Dhe Izraeli duhet t’i përmbahet, dhe ata që kanë mbështetur Izraelin deri tani duhet ta shikojnë në këtë këndvështrim, dhe rrjedhimisht të veprojnë në përputhje me rrethanat,” tha zoti Mansour.

Në rezolutë shprehet “shqetësim i madh për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe vuajtjet e popullatës civile palestineze” dhe thuhet se palestinezët dhe izraelitët duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Aty gjithashtu thuhet se të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, “veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve” dhe bëhet thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e qasjes humanitare”.

Por rezoluta nuk e përmend Hamasin, militantët e të cilit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 të tjerë në sulmin e 7 tetorit për shkak të të cilit nisi lufta.

SHBA propozoi një amendament për të shtuar një paragraf se asambleja “refuzon dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi”.

Një amendament i dytë i propozuar nga Austria propozonte që të shtohej një paragraf ku të thuhej se pengjet “po mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera” dhe duhet të lirohen “menjëherë”.

Të dyja amendamentet u hodhën poshtë./VOA

Next Post
S’ka vend për Bardhin? Avokati: Nëse Berisha burgoset, në krye të Rithemelimit vjen vajza Argita!

Gazetari pranë Berishës: Dështim nëse ish-kryeministri vendos Argitën në krye të PD

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Më vjen shumë çudi që OKB nuk ka një mekanizëm ligjor për të vendosur armëpushim në zonat e nxehta të luftës.Netanjahu thotë:”Nuk lejoj pas luftës, krijimin e një shteti palestinez…që do të thotë se Krimineli Netanjahu do të shfarosë gjithë popullsinë palestineze dhe bota…bota…rri duarkryq…S’duhen llafe ,por masa urgjente për të ndaluar këtë genocid në shekullin e 21.Turp….e paimagjinueshme…Asnjë ndihmë nuk u mblodh nga populli shqiptar,nga shkollat tona për fëmijët dhe popullin palestinez Nuk do t’ia fal kurrë Edi Ramës këtë shpërfillje ndaj popullsisë civile palestineze…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In