• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Miratohet projektbuxheti për vitin 2023, Brahimaj: Amnistia fiskale nuk është parashikuar

by Java News
10/10/2022 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbuxhetin për vitin 2023. Lajmin e dha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, sipas të cilës ky projektbuxhet parashikon konsolidim fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficiti dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Brahimaj theksoi se është ulur parashikimi për rritjen ekonomike, por do të mundësojë hapësira që ekonomia të përballojë rreziqet.

“Me buxhetin do të vijojmë konsolidimin fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficitit dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Projektbuxheti reflekton këto para metra makroekonomike, parashikojnë një recesion teknik të vendeve të BE dhe ne kemi ulur parashikim në 2023 nga 3.3% në 2.6 %. Ky projektbuxhet do të bëjë të mundur të krijojë hapësira që ekonomia të përballojë të gjitha rreziqet duke krijuar hapësira për çdo goditje në të ardhmen. Pr.buxheti do prezantohet në detaje se çfarë parashikon si zëra kryesorë. Ky buxhet do të vijojë të mbështesë mos rritjen e çmimeve te energjisë elektrike për konsumatorët familjarë e bizneset e vogla dhe shtresat në nevojë”.

Brahimaj njoftoi gjithashtu se amnistia fiskale nuk është parashikuar në buxhetin e miratuar, pasi është në konsultim me grupet e interesit. “Amnistia fiskale nuk është parashikuar në projektbuxhetin e miratuar, është ligj që është në konsultim publik me palët e interesit dhe nuk e kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Ne po punojmë paralelisht të hartojmë bazën nënligjore që kur të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për zbatimin e këtij ligji”.

E pyetur se çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga presidenti Begaj ajo tha: “Është roli i presidentit të thërrasë komitetin e sigurisë kombëtare për çështje të ndryshme. Diskutuam për çështjet e sigurisë kibernetike ku çdo institucion raportoi për masat e marra dhe ato që do të merren për parandalimin e sulmeve që mund të vijnë në të ardhmen”.

/f.s

Next Post
1626771641_saimirtahirinegjykatemeavokatin

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, avokati i njohur humb të atin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In