Qeveria ka miratuar sot (9 Janar) projektligjin për “Paketën e maleve”, që do t’i vijë në ndihmë investimeve në zonat malore, e lancuar nga Kryeministri Edi Rama, për të gjithë ata që duan të investojnë në zonat malorë, sidomos në turizëm.
Vendimi për projektligjin e propozuar është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës. Lajmin e dhanë ministrat Blendi Gonxhe dhe Arbër Mazniku që i bënë thirrje diasporës të vijë e të investojë në këto zona dhe të përfitojnë nga lehtësirat, të cilat janë 4, ku përfshihen përjashtimi nga taksat për 10 vjet dhe tatimi për të ardhurat apo dhe TVSH-ja.
Bëhet fjalë për zonat që kanë një potencial shumë të lartë ekonomik dhe që do shpallen zona me përparësi.
Në projektligj cilësohet se qëllimi i këtij ligji ‘është nxitja dhe tërheqja e investimeve, zhvillimin malor, si dhe kalimi i pronësisë mbi pasuritë shtetërore në këto zona, prej subjekteve private’. Kalimi i pronësisë do bëhet përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro.
Në Nenin 3 jepen edhe përkufizimet, ku caktohet termi edhe për “Kontratën e kalimit të pronësisë”, marrëveshja e lidhur ndërmjet palës shitëse të pasurisë së paluajtshme shtetërore, të përfaqësuar nga titullari i ministrisë përgjegjëse për ekonominë apo personi i autorizuar prej tij, në cilësinë e pronarit shtet, dhe pala blerëse.
Mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Në Nenin 4 bëhet përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi, ku ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi.
Pas shpalljes së zonës së zhvillimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (në vijim, ASHK) fillon menjëherë procedurën e regjistrimit fillestar të zonave kadastrale, që përfshihen në zonën për zhvillim. Rregullat përcaktohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij projektligji.
Dhe pas shpalljes së zonës së zhvillimit, subjekteve (persona juridikë apo individë), që zotërojnë pa titull pronësie pasuri shtetërore brenda kësaj zone, u lind e drejta të njihen si “posedues jopronarë”, me vendim të këshillit bashkiak përkatës, sipas procedurës së këtij kreu.
Në Nenin 6 përfshihet kërkesa që depozitohet nga personat jopronarë për këtë zonë në zhvillim, pas hyrjes në fuqi të vendimit të VKM dhe të paraqiten dokumentacionet përkatëse.
Në Nenin 7 përcaktohet se verifikimet që kryhen nga bashkia dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve, nis evidentimin në terren të sipërfaqeve, objekt të kërkesave të administruara, duke verifikuar gjendjen e posedimit të pasurisë nga subjektet, për të cilën mban procesverbalin përkatës.
Gjithashtu bëhet verifikimi për gjendjen juridike të pasurisë në Kadastër dhe te Agjencia e Pronave, që kthejnë përgjigje brenda 20 ditëve.
Kurse Neni 8 përcakton edhe kriteret për pronën. Kjo e fundit duhet të jetë pasuri shtetërore, të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme, por të jenë pyll, kullotë, livadh. Këto toka nuk duhet të jenë pjesë e operacionalitetit të Forcave të Armatosura, sipas legjislacionit në fuqi për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të mos rëndojnë te të tretës apo të jenë marrë nga vendime të kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve dhe së fundmi të mos jenë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë.
Dhe nëse sipas Nenin 9, Bashkia nga verifikimet e saj me dokumentacionet e krahasuara me sektorët e tjerë të linjës konstaton shkeljen e një prej kritereve të mësipërme, atëherë refuzohet kërkesa plotësisht ose pjesërisht sipas rastit.
Më tej nëse aprovohet bëhet edhe afishimi dhe miratimi në këshillin Bashkiak, e parashikuar në Nenin 10 të projektligjit. Afishimi përmban listën e subjekteve me sipërfaqet respektive, përshkrimin e vendndodhjes së tyre dhe shoqërohet nga planet e rilevimit përkatëse. Nëse mbi ato toka ka pretendime pronësie, atëherë Bashkia informon kërkuesin për pretendimet dhe ndiqen hapat e tjerë procedurialë.
30 ditë pas afishimit për subjektet jopronarë që pretendojnë zonat me zhvillim turistik malore, Bashkia bën kalimin për miratim në Këshillin Bashkiak. Pas përfundimit të procedurave të miratimit të listës së poseduesve jopronarë, bashkia ose poseduesi jopronar paraqesin kërkesë në ASHK, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, për pasqyrimin e poseduesit jopronar në kartelën e secilës prej pasurive.
Më tej kalohet në miratimin e lejës së zhvillimit të asaj zone të njohur si pronësi të kërkuesit, e përfshirë në Nenin 11, me qëllim zhvillimin e territorit. Përfituesi jopronar i drejtohet për leje zhvillimi Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Autoriteti kompetent për miratimin e lejes së zhvillimit në këto rrethana është Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (në vijim, KKTU).
Në rastet kur është pajisur me leje zhvillimi vetëm për një pjesë të sipërfaqes për të cilën është njohur si posedues jopronar, ky i fundit ka të drejtë të paraqesë rishtaz kërkesa për leje zhvillimi për pjesët e mbetura. Gjithashtu parashikohet edhe kërkesa për blerje te ministria përgjegjëse, në Nenin 12 të projektligjit, menjëherë pas marrjes së lejes së zhvillimit.
“Pas marrjes së lejes së zhvillimit, poseduesi jopronar ka të drejtë të paraqesë, pranë ministrisë përgjegjëse për ekonominë, kërkesën për blerjen e sipërfaqes së përfshirë në lejen e zhvillimit, me vlerën simbolike 1 (një) euro të shoqëruar me:
a) vendimin e Këshillit Bashkiak për njohjen si posedues jopronar;
b) projektin e zhvillimit të veprës, të shoqëruar nga vendimi për lejen e zhvillimit;
c) marrëveshjen e lidhur me investitorin, në rast se nuk do ta zhvillojë vetë sipërfaqen”, thuhet në projektligj.
Ministria kthen përgjigje brenda 30 ditëve dhe procedurat e kalimit të pronësisë bëhen vetëm për atë pjesë të sipërfaqes që përfshihet në gjurmën e lejes së zhvillimit.
Por për pjesën tjetër si jopronar pa leje zhvillimi, subjekti e ruan të drejtën për të kërkuar më tej njohjen.
Pas pranimit të kërkesës për blerje nga ministria bëhet edhe kontrata e shitjes, sipas rregullave të Kadastrës dhe në fund jepet leja e ndërtimit, e parashikuar nga neni 14 i projektligjit. Pronari dhe investitori marrin të drejtën e investimit dhe leja e ndërtimit miratohet nga KKTU-ja.
Në fund të projektligjit parashikohen edhe lehtësira për investitorët që do zhvillojnë lejet e ndërtimit për ‘Paketën e Maleve”. Në Nenin 15 parashikohen këto kritere lehtësie për një periudhë 10 vjeçare, si përjashtim nga taksat dhe tatimi mbi të ardhurat:
“Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: