• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet në komision Amnistia Penale/ Alibeaj kërkon më shumë kohë, ndërhyn Felaj: Ligji pret prej 3 muajsh

by Java News
20/02/2024 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Amnistinë Penale, që u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër. Partia Socialiste i duhen 84 vota në Kuvend për të miratuar projektligjin për amnistinë penale, vota të cilat mazhoranca nuk i ka.

Sipas projektligjit aktual të amnistisë, përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.

“Unë i qëndroj propozimit tim, nuk futem në qëndrimet në propozimet tuaja, por të futem në një proces, unë nuk jam një individ, është një parti që mban përgjegjësi politike për impaktin në të ardhmen. Nuk mund të hyjmë në një proces ku deputetët e mazhorancës sjellin amandamente, ndërsa amendamentet tona nuk pranohen. Miratimi i një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament, unë nuk ua këshilloj, por nuk është në të mirin e legjitimitetit të një akti”, u shpreh deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove.

“Ne kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe e kemi shumë të saktë. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove. Nëse kjo merr votë në parlament, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. Për zbritjen me një vit të dënimit që përfitojnë gratë dhe të miturën, po ashtu përfitojnë nga 1200 në 1600 persona të dënuar. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin për dënime deri në 2 vite nuk do të ketë subjektivizma, për të tjerët më pas që hynë te krimet, kjo do të shikohet me shumë kujdes. Në relacionin e dorëzuar në Kuvend, kemi të gjitha mendimet e institucioneve të drejtësisë. Statistika se sa është numri i personave në hetim apo gjykim për kundërvajtje penale që përfshin amnistia është publike”, u shpreh ministri Manja.

DEBATI
Felaj: 
Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.
Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.
Felaj: Ka tre muaj që pret.
Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.

Bushka:
 Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.

Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen

Manja: 
Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.

/f.s

Next Post
“Situatë inkurajuese”, Celibashi për Reformën Zgjedhore: Duhet të fillojë dhe përfundojë sa më shpejt

'Rithemelimi' pa asnjë qindarkë, KQZ ndan 345 mln lekë nga buxheti i shtetit për partitë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

August 9, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, raportohet për disa të plagosur! Shkak dyshohen larjet e hesapeve

August 9, 2026
PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

PSG bën goditjen e radhës në merkato, i rrëmben kampionëve të Ligës së Evropës mbrojtësin francez!

August 9, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

August 9, 2026
FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

August 9, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 9, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarret në vend, aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka (ZONAT)

August 9, 2026
VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

August 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë

August 9, 2026
VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com