• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet mes debateve pr/ligji për Portin e Durërsit, Alibeaj: Kostoja 2.1 miliardë euro, të bëhet transparencë

by Java News
09/11/2022 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka miratuar me procedurë të përshpejtuar me 62 vota pro projektligjin për Portin e  Durrësit. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se kjo do ta kthejë Durrësin në një pikë të rëndësishme të industrisë së turizmit. Kjo u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj sipas të cilit, kostoja e këtij projektligji është 2 miliardë e 100 milionë euro dhe nuk ka asnjë transparencë nga qeveria.

Balla u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Durrësit për ta votuar, për ta kthyer Durrësin në hartën e porteve turistike dhe të mos dëgjojnë Berishën, të cilin e akuzoi se paguhet nga Kremlini.

“Thirrja ime është për deputetët e Durrësit që jo vetëm ta votojmë sot, por edhe në seancë që duhet ta votojmë pa humbur kohë. Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë që i jep mundësi Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të këtij sektori që nuk kemi ekzistuar dhe shumë shpejt Porti i Durrësit do të kthehet në pikë të rëndësishme të industrisë së turizimit e jahteve dhe do ta kthejë Durrësin në një nga atraksionet turistike të Mesdheut. Prandaj akuzat që keni hedhur pa lexuar asnjë element tërhiqini mbrapsht do keni kohë dy javë për ta diskutuar. Ky është momenti ku ju nuk duhet t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut. Saliu e ka mendjen ën vend tjetër. Është në borderotë e Kremlinit dhe Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të zhvillohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku ka interesin e vet. Fjalën time për këtë marrëveshje do ta mbaj në datë 24 kur të kalojë në seancë. Hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut symbyllurazi, se i ka parë si mundësi për zhvillimin e xhepave të familjes së vet”.

Por Alibeaj kërkoi nga qeveria që të bëjë transparencën për këtë aferë dhe u bëri apel deputetëve që të mos ta votojnë.

“Sot teksa duhet të diskutonim buxhetin papritur sillni ligjin me procedurë të përshpejtuar për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë nga 30 vite 2 mld e 100 milionë euro është kostoja e këtij projektligji me 5 nene, 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpjetuar kur diskutohet buxheti dhe ta kaloni fshehurazi. Ju sot po prisni shiritin e një afere korrruptive. Ka një vit që negociohet. Negociohet midis kujt? Çfarë është dhënë e marrë? Sa është shuma që shteti fiton? Jeni duke shitur 1mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë për 2 mld e 100 milionë. Kjo është shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë deputetëve dhe mediave e analistëve, edhe të shumë organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pakapur nuk ka për ta mbyllur kurrë. Çfarë pazari keni bërë me kë e keni bërë? Sa fiton shteti shqiptar? A ka pasur procedurë konkurruese që Portin e Durrësit t’ia ofronte dikujt më shumë se kaq? Ku është transparenca? Harrojeni ligjin e Teatrit, portin e Vlorës, Air Albania nuk janë asgjë para kësaj afere ekonomike deri më tani që doni ta kaloni vjedhurazi. Kjo është prona  e shqiptarëve. Kërkoj që parlamenti të mos e miratojë me shpejtësi këtë ligj , qeveria të sjellë të gjitha dokumentet që askush nuk i di, për këto 5 nene e 8 shtojca, të lexojmë dhe të kuptojmë. Fakti që nuk i keni sjellë sot aty fshihet djalli te detajet te këto marrëveshje”.
/s.f
Next Post
Lautaro Martinez harbohet në disko, pas disfatës së hidhur me Juven. Acarohet keq populli zikaltër

Lautaro Martinez harbohet në disko, pas disfatës së hidhur me Juven. Acarohet keq populli zikaltër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In