• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Miratohet marrëveshja me SHBA për kontroll të lëndëve narkotike

by
23/07/2015 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi këtë të enjtë një sërë ligjesh të rëndësishme ndër të cilat ishte marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit.

Marrëveshja u votua me 92 vota pro, pas diskutimeve të gjata dhe akuzave mes palëve për luftën ndaj krimit në vend.

Gjatë diskutimit për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me SHBA-në për luftën kundër narkotikëve, Rama tha se, lufta ndaj krimit është e pakthyeshme. “Që nga janari e deri më sot të këtij viti Shqipëria ka më pak se 50 për qind të numrit të vrasjeve krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shprehur se, “kjo është një shprehje kuptimplotë e procesit ku është futur Policia e Shtetit, që nuk ka përfunduar, por që po jep rezultate”.

“Rezultate të cilat kanë sjellë dhe një rritje të mbështetjes së SHBA, BE dhe KE ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Dhe s’ka asnjë dyshim që sot jo vetëm jemi në drejtimin e duhur, por kemi arritur në një kohë të shkurtër rezultate që 20 muaj më parë ishin të paimagjinueshme”, tha Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë e majte për favorizim të trafikut të drogës, ndërsa vuri në dukje se megjithë ndërhyrjen në Lazarat kultivimi i narkotikëve është shtuar. Për këtë situatë, Berisha ia ngarkoi përgjegjësinë qeverisë, ndërsa referoi disa shifra të regjistruara gjatë qeverisjes së djathtë, që dëshmojnë, sipas tij, sukseset e mëparshme në luftën kundër drogës.

Me shumicë votash, Kuvendi miratoi edhe një sërë marrëveshjesh ekonomike, ndër të cilat marrëveshja me qeverinë gjermane për projektin “Program për sektorin e ujit/program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”, marrëveshja e huasë pre 40 milionë eurosh me KfW në mbështetje të projektit “Efiçenca Energjetike – Programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”, si dhe marrëveshja prej 20 milionë eurosh me KfW për programin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”.

Me 93 vota pro Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’ të ndryshuar, ndërsa ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar” u miratuan me 91 vota pro.

Projektvendimi “Për propozimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar” u miratua e 91 vota pro.Ndërsa shtesat në ligjin “Për dhënie amnistie” u miratuan me 96 vota pro.
Ndërsa ndryshimet në Kodin rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe pr/ligji për turizmin pritet të miratohen në seancën e radhës plenare, ditën e hënë ora 17.00.

Next Post

Greqi, arrestohen dy shqiptarë, kishin futur 10 kg kokainë në mish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com