• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet ligji/ Deklasifikohen si ‘sekret shtetëror’ dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë

by Java News
02/02/2023 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes kaosit në seancën e sotme në Kuvend mazhoranca votoi me 72 vota pro ligjin e ri për “Informacionin e Klasifikuar”, të propozuar nga qeveria. Ky ligj, që zëvendëson atë të vitit 1999, rregullon mënyrën se si trajtohet informacioni sekret në vend, kompetencat e institucioneve, kohëzgjatjen, mbrojtjen e tij etj.

Ligji heq edhe pengesën e fundit për hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit dhe është miratuar në komisionet parlamentare me konsensusin edhe të deputetëve të Partisë Demokratike. Së bashku me ligjin për hapjen e dosjeve, që hyri në fuqi dhjetorin e kaluar tashmë nuk ka më pengesa për të hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Ligji sanksionon se dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar 2 korrik 1991, konsiderohen të klasifikuar ex lege pra për shkak të ligjit. Si të tilla ato nuk kanë nevojë që t’i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e një autoriteti, komisioni apo strukture tjetër shtetërore për të kryer deklasifikimin e tyre. Dispozita përjashton nga zbatimi i saj ato dokumente që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me sigurinë kombëtare të vendit.

Sa i përket pjesës anës tjetër të përgjithshme, ky ligj parashikon që të drejtën direkte për klasifikimin e një informacioni do ta ketë Kryeministri dhe Presidenti. Ndërsa institucionet e tjera këtë të drejtë do ta kenë vetëm me autorizim të kryeministrit. Një të drejtë të tillë e ka tërthorazi edhe çdo shtetas shqiptar, i cili kur vlerëson se një informacion i caktuar ka vlerat e nevojshme për t’u klasifikuar, mund t’i propozojë institucioneve që ta bëjnë një gjë të tillë. Autoritetet përgjegjëse vendosin brenda 10 ditësh nëse informacioni do të klasifikohet ose jo. Ligji i ri saktëson dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që vjen nga BE apo NATO, 2 entitete partnere të vendit tonë.

Kujtojmë se më 12 dhjetor hyri ne fuqi ligji qe mundeson pas 32 vitesh hapjen e plote te dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimin e politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’.

Edhe ky ligj u miratua me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe i hapi rrugën Autoritetit të Dosjeve për zbatimin e parashikimeve të reja.

Me këtë ligj u hoq mburoja për politikanët dhe pushtetarët e vendosur në ligjin e vitit 2015, ku ndalohej me ligj verifikimi i tyre për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Tashmë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të pavlefshme certifikatat e pastërtisë së figurës të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Heqja e kësaj mburoje u kërkuar nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues./m.j

Next Post
Berisha mungon në 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bylykbashi: Është sëmurë me grip

"Hyjmë në një fazë..."/ Berisha: Revolta në sheshe, rrugë e institucione! Do të gërshetojmë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In