• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Miratohet Dekriminalizimi, ligji hyn në fuqi menjëherë/ SHBA: Fitore për shqiptarët

by A R
17/12/2015 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për Dekriminalizimi zyrtarisht ka hyrë në fuqi menjëherë, pas votimit unanim të deputetëve të pozitës dhe opozitës me 131 vota. Pavarësisht se PD, përmes deputetit Oerd Bylykbashi ka kërkuar amendimin e ligjit, për të futur testin e drogës, deputetët e mazhorancës e kanë rrëzuar propozimin.

Më parë kuvendi votoi unanimisht ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë dekriminalizimit. Me një pjesëmarrje prej 131 deputetësh, në kuvend u miratua unanimisht për të gjitha nenet që parashikojnë ndryshimet kushtetuese.

Kreu i kuvendit Ilir Meta tha pas leximit publik të ligjit, se edhe me shkresë të Presidentit Nishani, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi menjëherë.

Reagon SHBA: Një fitore e madhe për shqiptarët

Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për dekriminalizimin ka reaguar edhe Ambasada e SHBA e cila ka përshëndetur miratimin e ligjit duke e cilësuar si një fitore për shqiptarë.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend.” Shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Miratohet me 86 vota pro buxheti për vitin 2016

Kuvendi ka miratuar me 86 vota pro buxhetin për vitin 2016 si dhe paketën fiskale. Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon dhe nivelin më të ulët të defiçitit buxhetor prej 2.2 % të GDP-së. Ky vendim i qeverisë vjen si qëllim i politikës për të ulur borxhin publik në masën 70.9 % nga niveli prej 72.6% në të cilën ndodhet.

Mandatet e kryebashkiakëve deri në 4 herë, rrëzohet propozimi Fino

Pavarësisht se projekligji për qeverisjen vendore u miratua me 88 vota, propozimi i deputetit socialist Bashkim Fino, për të kufizuar në vetëm dy mandate postin e kryebashkiakut nuk ka marrë votat e nevojshme. Në projekligj saktësohej se kreu i një bashkie ka të drejtë të ketë jo më shumë se 4 mandate( 3 mandate me të drejtë zgjedhjeje dhe një me të drejtë rikandidimi) në këtë post, një pikë të cilën Fino e ka kundërshtuar. Mirëpo, me vetë votat e mazhorancës, 74 kundër, amendamenti është hedhur poshtë.

Ligji për ndryshimet kushtetuese u votua si vijon:

Me 131 vota në parim

Votimi Nen për Nen:

Neni 1 – 130

Neni 2 – 131

Neni 3 – 130

Neni 4 – 131

Neni 5 – 131

Votimi në tërësi me 131 vota

Ligji për Dekriminalizimin u votua pro nga 132 deputetë.

5 nenet që ndryshojnë në kushtetutë

ligj_nr.137 dekriminalizimi

Next Post

VIDEO/ Gazetarja shqiptare largon nga emisioni politikanin maqedonas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In