Kuvendi i Kosovës më 78 vota pro ka miratuar buxhetin e Kosovës për vitin 2016.
Buxheti për vitin 2016 do të jetë në shumë prej 1.6 miliard euro. Ndryshe miratimi i buxhetit është bërë vetëm me votat e deputetëve të pozitës, pas përjashtimit nga seanca të deputetëve opozitar. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se programi i Qeverisë së Kosovës, 2015-2018, synon që me Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të ndikohet në rivitalizimin e lidhjes hekurudhore. Sipas tij, projektligji për ratifikim për hua me BERZH-in parasheh hekurudhën që nis nga Serbia, vazhdon nëpër Kosovë e deri në Maqedoni.
Hoti tha se negociatat po bëhen me donatorë për fonde për këtë projekt i cili kap shumën prej 195.5 milionë eurove.
Njëra marrëveshje tha ai është për kredi me Bankën Evropian për Ndërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 29.9 milionë euro dhe se kushtet e kredisë janë të favorshme.