• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohen me 10 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Kush janë 5 deputetët që dolën kundër

by Java News
15/07/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim me 10 vota pro e 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Votuan pro ndryshimeve Manja, Bushka, Xhafaj, Hysi, Shameti, Fino, Gjiknuri, Edmond Leka, Hyseni, Bode. Deputetët e opozitës jashtëparlamentare Lita, Alban Zeneli, Andi Përmeti, Braha e Mara votuan kundër.

Sot Komisioni i Ligjeve diskutoI në parim draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor mes PS-PD-LSI dhe opozitës parlamentare, ku thuajse risia e vetme ishte implementimi i teknologjisë në zgjedhje, identifikimi elektronik.

Komisioni i Ligjeve nuk ka të drejtë që të bëjë asnjë ndryshim, sipas marrëveshjes, vetëm ta miratojë. Miratimi në parlament pritet që të miratohet në seancën e fundit të sesionit parlamentar të Korrikut.

Por miratimi i hapjes së listave dhe ndalimi i koalicioneve ka rikthyer krizën, pasi PD-ja e kundërshton. Gjatë njohjes së anëtarëve të komisionit me ndryshimet e 5 qershorit, Damian Gjiknuri u ndal edhe te listat e hapura kur tha se mund të sjellë tensione dhe probleme, por shtoi se nuk duhet të kemi droje për këtë.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve

Damian Gjiknuri: Produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare. Nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik. Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Opozita insistoi fort për t’i mbajtur. Për të arritur një paqe para zgjedhjeve të ardhshme për të hequr cdo alibi dhe Shqipëria të mos kalojë ato ngjarje të një viti më parë.

Produktin ju e keni. Së pari afruam periudhën zgjedhore, që ti sjellim në një periudhë mes 15 prilli dhe 15 majit është dobi e madh, Shqipëria është vend me klimë mesdhetare dhe periudha që përkonte me zgjedhjet ishte jo e përshtatshme qoftë për klimën por edhe jetën shoqërore dhe ekonomike. Kemi bërë ndryshime në formatimin e KQZ. Na duhej një KQZ shumë më efikase, rritëm mandatin e anëtarëve dhe bëmë këtë ndarje. Pas 2023 do të funksionojnë komisionet e depolituzuara.

KQZ do të jetë me tre trupa, e para rregullatore që shkruan rregullat zgjedhore (organ me 5 anëtarë), trupën që merret me ankesat mbi rregullat zgjedhore po me 5 anëtarë dhe një organ i tretë monokratik do të merret me ekzekutimin. Ky i fundit do të jetë risi. Kemi edhe një komisioner që do të jetë specifikisht për teknologjinë në zgjedhje.

Identifikimi elektronik është një arritje e mirë, u shërben të gjitha partive dhe procesi bëhet më i thjeshtë, eliminohet regjistri me letër dhe krijon integritet më të madh mbi këtë proces. Kjo është paketa e parë e amendimeve për të bërë të mundur standardet e OSBE-së grupi i punës përgatiti një kod të ri zgjedhor, që reflekton këto parime, pra administratë të depolitizuar, që do të jetë faza e dytë e reformës.

Hapja e listave mund të sjellë tensionet dhe probleme, sikur e kam thënë, nuk duhet të kemi droje për këtë. Po ashtu kemi dyfishuar fondin që kanë marrë partitë në zgjedhje dhe duke vendosur tavan jo më shumë se tre herë nga donacionet private, pra raporti 1/3. Sa i përket reklamave ka pasur kërkesë për ti ndaluar fare, por nuk u gjet konsensusi, as PD-ja dhe partitë e tjera nuk ishin për ndalimin dhe u vendos që të rrijë dispozita që rrijë.

Korab Lita: Jam kundër nëse përpiluesi i këtij drafti është Damian Gjiknuri. Ne jemi kundër zgjedhjeve të menaxhuara nga Gjiknuri. Por si do të kaloni kur Presidenti njeh vetëm 82 vota, nisma do 84. Por nëse miratohet a do e dekretojë Presidenti këtë, pasi njihet edhe si gardian i fortë i Kushtetutës, por edhe ai është i dakordësuar më drafin.

Bashkim Fino: Korabi thotë presidenti nuk më njeh mua, ju do më njihni mua?

Ulsi Manja: Nisma është depozituar nga kolegët Gjiknuri, Fino, Hysi, Bushka dhe Hyseni Kolegët kanë qenë edhe anëtarë të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Por këshilli politik në formatin që u ngrit ka dakordësuar këtë projektligj.

Lidhur më atë 82 mandate legjitime, ti e kishe me presidentin apo me ne? Meta ka thënë nëse kalon marrëveshjen je i ligjshëm, pra nëse e voton sikur e ka sjellë këshilli politik je i ligjshëm, po se votove unë po flas në fakt je i paligjshëm.

Korab Lita: Ilir Meta vetëm gjëra të paligjshme do, por unë të pyeta për Presidentin si institucion. Unë e përshëndes aleancës së Gjiknurit me PD-në, që është katandisur aty. Përsa kohë të votojë sovrani….Meta është i përkohshëm.

Ulsi Manja: Gjiknuri është koleg i nderuar i parlamentit, produkt i sovranit, jo më larg se pranverën e vitit që vjen do të jetë përballë sovranit, sikur do të jetë shumica. Sovrani do të na gjykojë të gjithëve një ditë në 2021.

Andi Përmeti: Dua të uroj Damian Gjiknurin, që nga betimi në kishën e Laçit nga PD-ja është bërë idhulli i demokratëve për të kundërshtuar listat e hapura dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Damian Gjiknuri: Kjo mund të vjelë edhe ty të ndryshosh mendje.

Ulsi Manja: PD-ja reflekton pas mendimit të ekspertëve që ka ku vend, mos e quaj tabu.

Ralf Gjoni: Gjej rastin ta përgëzoj Gjiknurin se më këtë marrëveshje do të marrë vota edhe nga demokratët në qarkun e tij.

Ralf Gjoni: Unë deklaroj votën time kundër në parim. Të shqyrtojmë ndryshimet kushtetuese, pastaj këtë nismë në Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari: Ajo marrëveshje nuk ka të bëjë më reformën zgjedhore, por riktheu opozitën në sistem. Marrëveshja në këshillin politik nuk është e plotë, nuk na ndalon askush që të bëjmë të plotë për iniciativën kushtetuese që u miratuan dje për ndryshime të tjera, për të pasur një reformë të plotë. Ajo marrëveshje nuk ka vlerë derisa nuk përfshin kërkesat e opozitës parlamentare.

Ulsi Manja: Ne kemi dhënë dakordësinë për të dyja nismat. Cështja sa janë në harmoni ndryshimet në Kod dhe në Kushtetutë do të adresohen që të gjitha te Komisioni i Ligjeve.

Adnor Shameti: Sot të miratojmë ndryshimet në parim dhe të caktohet një relator nga opozita që bashke me Hysenin të bëjnë azhornimin teknik në frymën e ndryshimeve të djeshme dhe kur të vijmë në seancën e votimit në Kuvend të jenë të gjitha gati.

Myslym Murrizi: Duke besuar te aftësitë tuaja menaxhuese, kisha dy pyetje, meqë nuk kam kulturën e nevojshme juridike, nuk e fsheh, unë kam mbaruar veterinari do të doja të më shpjegonit, që këshilli politik, kam qe në 14 janar të lexoj Kushtetutën dhe nuk e gjej në asnjë vend të sanksionuar si organ ligjor. Kodi Zgjedhor të jetë i azhornuar me ndryshimet e reja Kushtetuese.

Ftoj kolegët ta votojnë kundër për shumë kryesorja, nuk ka të sanksionuar asnjë nga rekomandimet e OSBE, nëse bëhet fjalë për tendera, të shikojnë faqet online dhe të gjejnë ndonjë gjë më konkrete, flas për shokët e ngushtë të Damianit. Pres që në sinkron me ndryshimet që kaluam dje të Kushtetutës t’u japim shqiptarëve një kod të ri zgjedhor.

Next Post
Soreca: E ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja, të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë drejt një objektivi të përbashkët

Soreca: Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me Reformën Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

August 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com