• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratimi i “Zgjedhores”/ Ambasadori gjerman: Hap i rëndësishëm drejt Konferencës së Parë Qeveritare, vijoni dialogun

by Ardit Rada
23/07/2020 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori gjerman Peter Zingraf përshëndet miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti siç thotë ai të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR-it në Këshillin Politik.

Ambasadori Zingraf e cilëson një hap të rëndësishëm në rrugën drejt konferencës së parë qeveritare në bisedimet me BE.

Ai kujton porosinë e Bundestagut për dialog të hapur me përfshirjen e të gjitha forcave politike dhe bën thirrje që edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojë dialogu dhe gjithëpërfshirja.

Ndërsa shtoi se dialogu duhet të vijojë më tej dhe Reformat e thella në Kodin Zgjedhor mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar.

🇦🇱 | Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:
Parlamenti shqiptar ka miratur ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODHIR-it në Këshillin Politik.
Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një „dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike“. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë.
/e.rr
Next Post
Vlorë/ Vrau me çifte kreun e njësisë administrative Kotë, dënohet me 18 vite burg autori

Vlorë/ Vrau me çifte kreun e njësisë administrative Kotë, dënohet me 18 vite burg autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka: Pas 40 ditësh protesta është pa frymë, Rama është i vetmi fitues

July 15, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Po ça fushate do të bëja unë me Flamurin”. Saimir Korreshi flet për kandidimin në PD

July 15, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Drejt BE dhe pavarësisë absolute, zbardhet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë

July 15, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Zgjedhjet në PD, ish-kandidatja sulmon Flamur Nokën: Mos merrni porosi nga Muli!

July 15, 2026
Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

July 15, 2026
Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

July 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

July 15, 2026
Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In