• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miranda Rira zbulon ‘SMS’ me deputetin demokrat: Asnjë votë për LSI! Nëse nuk ja jepni PD, më mirë PS-së

by Java News
12/11/2021 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përçahet akoma më shumë PD-LSI. E ndërsa pas zgjedhjeve raportet mes dy forcave politike ishin shumë të ftohta, në 24 orët e fundit që pas deklaratës së Gazment Bardhit ka një shpërthim të fortë në akuza. Ish-kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Elbasanit, Miranda Rira ditën e sotme ka postuar një status të gjatë në Facebook duke akuzuar Gazment Bardhin dhe Partinë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Rira thotë se Bardhi kishte urdhëruar para 25 Prillit që të mos shkojë “Asnjë votë për LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”. Pikërisht për këtë, thotë me tej ish-kandidatja e LSI-së, “i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura, nga të 2 kryetarët e partive respektive”.

“Gazmend Bardhi, duke u gjëndur përballë një uragani të bazës demokrate që ka dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe që kërkon largimin një orë e më parë të Lul Bashës, mundohet të mbrojë me thonj Bashën, duke ia hedhur fajin LSI-së, për humbjen e zgjedhjeve te Prillit. Si ish-kandidate për deputete e qarkut të Elbasanit, nuk mund të rri pa i kthyer një përgjigje.

E para, Gazmend(a), erdhi nga Kavaja në Elbasan, me poture e potere të madhe, me aheng e me gjullurdi, me kulisa e me banda guerrile të armatosura, se gjoja do t’i bënte zap elbasanllinjtë dhe se fitoren do ta sillte pikërisht ky, bash aty në kërthizë të Shqipërisë! Në një situatë anormale për zgjedhje të lira e të ndershme, LSI nuk ndenji në hije, përkundrazi unë jam përballur vetë me bandat dhe me një fushë të minuar, si nga PS ashtu edhe nga PD, si nga bandat e njërës palë, ashtu edhe nga bandat e palës tjetër, duke rrezikuar edhe jetën time. Një tufë burrash e hijenash, që m’u vunë nga të katër anët!

Lufta e pistë ndaj LSI, e zhvilluar në qarkun e Elbasanit, urdhërohej nga Gazmend(a), si i pari i listës në këtë qark, dhe artikulohej vertikalisht deri tek anëtarët e tjerë më të thjeshtë në bazë. Deviza ishte: “Asnjë votë LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”! Pikërisht për këtë, i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura, nga të 2 kryetarët e partive respektive. Ty Gazi, nuk të kam shkruar ndonjëherë, sepse ty s’të llogarit njeri dhe se me njerëz hermafroditë, unë nuk merrem.

Gazmend, në atë qark, ndodhi një vrasje, dhe ti mban mbi shpatulla hijen e rëndë të asaj humbjeje të panevojshme! Një humbje e madhe! Askush nuk duhet dhe nuk mund të vritet për vota, në asnjë parti, për asnjë arsye, në asnjë krah politik,në asnjë kohë, kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme! Prandaj, sidomos ti, kur ia hedh fajin LSI në qarkun e Elbasanit, është mirë t’i vësh fre gojës dhe të mendohesh pak!! Pak fare, do t’i bënte mirë ndërgjegjes tënde të turbullt. Hesht Gazmend, e mos fol broçkulla, pazaret e tua i dinë elbasanllinjtë dhe bashkitë e tjera të qarkut.

Lul Bashën nuk e shpëton dot, duke hedhur tym e blozë mbi LSI. LSI ka kusuret e veta, që vuri në listë njerëz çiliminj dhe pa kontribut në Lsi, ka gabimet e veta që i kushtuan shtrenjtë, por ti mos jep mend e mos bëj analizën e kandidatëve të atij qarku se nuk je i kulluar. Shumë shpejt do të ikë edhe lulushi e do mbetesh vetëm, fillikat, nën zemërimin e demokratëve të ndershëm” shkruan Rira./m.j

Next Post
I shpallur në kërkim nga SPAK, reagon Rezart Taçi: Jam i shokuar, jam pa fjalë!

I shpallur në kërkim nga SPAK, reagon Rezart Taçi: Jam i shokuar, jam pa fjalë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një mandat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një mandat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In