Miranda Kerr është njëra nga modelet më të kërkuara dhe që ka qenë në pasarela për “Victoria Secret” dhe “Channel”. Së fundi ajo ka pozuar plotësisht e zhveshur për kopertinën e revistës “Harpers Bazaar”. Ajo mban veshur vetëm një palë taka ngjyrë rozë në foton e shkrepur në ballkonin e një apartamenti në Los Anxhelos. Dikur ajo deklaronte se kurrë nuk do të pozonte nudo, por tashmë është e disa herë që po e bënë këtë gjë, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, bashkëshorti i saj Orlando Bloom.