Ish anëtari i Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Simon Mirakaj deklaroi se nuk është për hapje totale të dosjeve.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Mirakaj u shpreh se dosjet duhet të hapen për personat që duan të marrin pjesë në politikë, apo që zgjidhen në funksione të larta shtetërore.
“Unë nuk jam për hapje totale. Unë jam për hapje të atyre njerëzve që duan të marrin pjesë në politikë, të atyre njerëzve që duan të zgjidhen në funksione të larta, të jenë funksionarë shteti, njëkohësisht kur bëhet zgjedhje vendore për kryetar bashkie.
Të bëhet me detyrim. Nuk jam dakord për t’i hapur në masë, sepse shumica e këtyre njerëzve që kanë bashkëpunuar me sigurimin kanë vdekur dhe një pjesë e tyre është bërë me dhunë”, theksoi ai.
Në shtator socialistët do të nisin punën për të ndryshuar ligjin për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve.
Në Kuvend janë depozituar disa nisma si nga mazhoranca, ashtu dhe opozita.
/a.r
Ky Miraka, si spiun i sigurimit dhe spiun i Sali Berishes, si ish punonjes i autoritetit të Dosjeve të sigurimit, ka shitur dosjen e spiunit Ilir Meta, tek Sali Berisha dhe ky i fundit, nëpërmjet kanaleve të veta, e bëri publike.