• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miracle of Freedom? Apo i dënuari i parë i saj?

by Sokol Balla
20/05/2021 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Një fake news paradite për një shpërthim pranë ambasadës amerikane, në fakt doli pjesërisht i vërtetë pak orë më vonë…kur ambasada shpërndau njoftimin bombë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, për futjen e Sali Berishës dhe familjarëve të tij të drejtpërdrejtë në listën e zeze të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja është tronditëse.

Sali Berisha dy herë president dhe dy herë kryeministër, është pushtetari më jetëgjatë në Shqiperi pas Enver Hoxhës, por shumëkush me të drejtë, mund të thotë pasi e lexon të plotë njoftimin e Sekretarit Blinken, se ndoshta Washingtoni do e kishte kursyer më shumë dorën ndaj Enver Hoxhës, sesa e ka lëshuar ndaj Berishës. Duke ju referuar si ish president, dënimi përfshin periudhën nga viti 1992 e deri më sot, duke e quajtur sabotues të institucioneve të demokracisë, promovues të korrupsionit të madh dhe përdorim të tijin në favor të familjes por dhe të aleatëve politikë. Dhe si për t’i dalë përpara reaguesve pro Berishës që kërkojnë fakte, ai i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të hetojnë për këto akuza.

Shumëkush sot që mbështet opozitën, është konfuz. Sali Berisha ka qenë njeriu më i afërt i amerikanëve dhe po ashtu shpesh herë, njeriu më armiqësor ndaj tyre. Ata e kanë pritur si mbret në Ëashington dhe e kanë përzënë si diktator nga pushteti në Tiranë. I sollën presidentin në Tiranë, e futën në NATO, por nuk ja falën mesa duket kurrë Gërdecin. Mbrojti duke vrarë njerëz korrupsionin në qeverinë e tij, e megjithëse e quajtën sjelljen e tij si burrë shteti, ja ku e ndëshkuan sot për kokën e korrupsionit, peshkun e parë të madh. Po përse sot? Përse tani dhe jo para zgjedhjeve?

Duket se sfida e fundit e madhe nuk i mbetet shoqërisë, që është ndarë në shumicë prej Sali Berishës, ca me zhurmë e ca në heshtje. Sfida nuk është thjesht e drejtësisë, e cila tani ka rastin të provojë nëse funksionon, apo është thjesht pjesë e teatrit me kukulla të jetës publike të Tiranës. Ka një sfidë tjetër, më të fortë, me klinikë, ndoshta dhe më të rrezikshme.

Atë të vetë Partisë Demokratike me babain e saj jo thjesht shpirtëror, por me kreun e dhunshëm të familjes demokrate, që sa herë ka pasur nevojë, i ka vënë në rresht të gjithë brenda mureve të shtëpise së tij politike. Kështu ngjau edhe sot. Të parët sigurisht reaguan komentatorët e përhershëm pranë tij, përfshirë edhe Kokën e vogël të Syrit, dhe pas Kokës reagoi dhe Nard Ndoka, më pas reagoi gazeta Rilindja Demokratike, e cila nga vetë Basha publikisht njihet se është jashtë kontrollit të tij. Reagoi nënkryetari Edi Paloka në mënyrë simbolike, por edhe për hir të raportit të tij të vjetër personal me Sali Berishën, por të gjithë prisnin reagimin e Bashës, i cili kur fitoi Joe Biden, reagoi i lumtur, disa ditë përpara Edi Ramës, por Basha nuk zhgënjeu sërish.

Në pjesën e parë u bë me Berishën, ndërsa në pjesën e dytë të reagimit, u bë me Shtetet e Bashkuara. Duke mos sqaruar sesi mund të jesh edhe pro Sali Berishës, edhe pro luftës për korrupsionin, në emër të së cilës, SHBA ndëshkoi sot Sali Berishën. Dhe ndërsa 13 qershori i garës për kreun e PD po afron, ajo datë më shumë sesa një garë mes individëve, po kthehet në një përplasje thuajse finale mes të shkuarës dhe të ardhmes së partisë më të madhe opozitare në vend. Në sytë e socialistëve, që bëhen gati për të nisur mandatin e tyre të tretë.

Next Post
FOTO / Konferenca për shtyp, kush është “Erla” e re e Sali Berishës

FOTO / Konferenca për shtyp, kush është "Erla" e re e Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

February 8, 2026
“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

February 8, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In