• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miqtë janë një “dhuratë” e madhe…por a duhen braktisur që në grindjen e parë?

by Java News
31/01/2017 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miqtë, shokët janë ndër dhuratat dhe gjërat më të çmuara që na fal jeta. Ata na zbukurojnë ekzistencën, na mbështesin në momente të vështira, na bëjnë të ndihemi mirë, na zbavitin, por ka edhe raste kur na bëjnë keq. Po si duhet të veprojmë në një rast të tillë?

Studimet tregojnë se duhet të kemi guxim që të prishim një marrëdhënie, nga e cila nuk marrim respektin që presim, ose respektin dhe devocionin që kemi dhënë gjithmonë. Në këtë pikë duhet të jemi më “të pamëshirshme” dhe më pak emocionale.

Për një femër, solidariteti femëror është një nga gjërat më të çmuara që ka në jetë dhe, kur ndodh, është shumë bukur, por jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë, pasi një marrëdhënie përplaset edhe me padrejtësi, me mungesë ndershmërie apo mbështetjeje. Në rast të një marrëdhënieje romantike, mes një mashkulli dhe një femre, zakonisht kur ndodhin gjëra të tilla, partnerët ndahen. Atëherë janë të shumtë ata që pyesin: Përse të mos ndodhë kjo edhe në rastin e një miqësie apo shoqërie? Pra, përse duhet të tolerohet vetëm se bëhet fjalë për një mik apo mikeshë të së njëjtës gjini me ty?

Por le të jemi të sinqertë. T’i japësh fund një miqësie nuk është kurrë e lehtë. Madje në disa raste, e vështirë sa edhe dhënia fund e një historie dashurie. Por gjithsesi, ajo që nuk duhet të harrojmë kurrë së bëri është që jemi të hapur dhe të qartë në momentin e shkëputjes. Ish-miku duhet ta dijë nga ne që marrëdhënia ka marrë fund. Kjo është diçka që nuk duhet ta lëmë në harresë. Ka edhe mënyra për të lënë një shok. Për shembull, në vend që ta lësh në mënyrë të “ashpër” përmes një mesazhi apo telefonate, mjafton që ta prezantosh me dikë tjetër që t’i mendon se do t’u bëhet shok dhe do të shkojnë mirë bashkë. Kjo është një mënyrë shumë elegante në fakt.

Ndërkaq, ka edhe të tjerë që kanë një këndvështrim më tolerant për sa u përket momenteve të këqija dhe të krizës me miqtë dhe shokët. Ata thonë se duhet t’u japim më shumë shanse njerëzve me të cilët kemi kaluar kohë dhe kemi ndarë momente të këndshme dhe të vështira. Sipas disa psikologëve, miqësitë dhe shoqëritë janë të formave dhe përmasave të ndryshme dhe nuk mund të ketë një recetë për mbarëvajtjen e një marrëdhënieje miqësore, sidomos receta në lidhje me mënyrën se si duhet të veprosh kur marrëdhënia është në krizë. Gjëja më e mirë që duhet bërë është që para se të marrësh një vendim, t’i peshosh gjërat dhe të vesh në balancë vlerën e miqësisë me problemin që ajo të ka shkaktuar, shkruan shqip.

Vetëm pas një balancimi të tillë, të bërë me kujdes dhe mbi të gjitha me gjakftohtësi, mund të marrësh një vendim, por, edhe kur e merr, duhet që të jesh tolerant dhe i hapur, pasi gjërat mund të ndryshojnë dhe nga përballja me shokun apo me mikun mund të mësosh gjëra të reja dhe të ndryshosh këndvështrim dhe qëndrim. Ajo që gjithmonë duhet të kesh parasysh është se një miqësi është diçka e shenjtë dhe jo rastësisht këta njerëz kanë hyrë në jetën tonë. Edhe pse një lidhje ka kohën e saj të “skadencës”’ ka pasur gjëra që ne kemi marrë dhe dhënë, ndaj duhet që të bëjmë shumë kujdes, si kur zëmë shokë apo miq, ashtu edhe kur na duhet që t’i lëmë ata përgjithmonë./a.k

Next Post
VIDEO/ E shet macen e tij për 78 mijë dollarë… sepse ka aftësi të mbinatyrshme

VIDEO/ E shet macen e tij për 78 mijë dollarë... sepse ka aftësi të mbinatyrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com