• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Miqtë e Shqipërisë” e bëjnë Kanën shqiptare

by
20/05/2015 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Lagreta

“Qëllimi ynë në të ardhmen është mbledhja e fondeve për financim nëpërmjet koncerteve të mensave për të varfrit në Shqipëri; Për Festivalin e vitit që vjen, më 2016 duam të bëjmë një soirée de gala, gjithmonë për mbledhje fondesh ku do të ftojmë personalitete të shquara shqiptare dhe të huaja. Kemi në plan koncerte të tjera, një ekspozitë fotografike për Shqipërinë si dhe ekspozita piktorësh shqiptarë”.

Presidentja e Shoqatës “Les amis d’Albanie” (Miqtë e Shqipërisë) me qendër në Cannes, Miranda Tetelli është diplomuar në vitin 1989 për italisht në UT dhe në fillim ka dhënë mësim në shkollën e mesme industrial të qytetit të saj të lindjes, në Durrës. Në mars të vitit 1991 emigron në Itali ashtu si dhjetëra-mijëra shqiptarë ku pas vështirësive fillimit punoi si përkthyese në Milano dhe rrethinat. Në vitin 2006 zhvendoset me familjen në Nice dhe më vonë në Cannes ku jeton akoma. Vetëm 18 muaj nga krijimi i shoqatës që drejton në qytetin e festivalit vjetor të kinematografisë, Tetelli ka arritur që të zhvillojë një numër jo të  vogël aktivitetesh cilësore. Dhe, po të kemi parasysh se në aktivitete të tilla merren në konsideratë vetëm përfaqësuesit e elitave të kulturës dhe të artit, mund të arrijmë natyrshëm në përfundimin se shoqata “Les amis d’Albanie” është një pasqyrë pozitive e Shqipërisë dhe se drejtuesja e saj, një ambasadore e kulturës shqiptare në Cannes, një ndër qytetet kryesore të artit në Europë dhe botë.

 

Si ju lindi ideja e krijimit të Shoqatës “Miqtë e Shqipërisë” ? 

“ Ideja e shoqatës lindi pak nga përvoja që kisha në Milano në pjesëmarrjen në një shoqate shqiptarësh, duke pare numrin e talenteve shqiptare që ka në tërë botën në fushën e artit me dëshirën për t’i vënë më në dukje për të njohur kulturën tonë, por në të njëjtën kohë për të mbledhur fonde për qëllime humanitare. Vendimtar ishte takimi me Altin Tafilaj, i cili është viola e parë e orkestrës së Cannes. Ky bashkëpunim i dha jetë shoqatës e cila u themelua në Nëntor 2013”.

 

Cilat janë objektivat e shoqatës ?

“Po ndalem në objektivat kryesore që janë: Njohja e pasurisë artistike dhe kulturore të Shqipërisë, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore, si koncerte, ekspozita, shfaqje filmash e dokumentaresh etj. Nepermjet ketyre aktiviteteve kulturore si dhe aksioneve te tjera, synojmë mbledhjen e fondeve për kryerjen e aksioneve humanitare përkundrejt Shqipërisë, dhe vendeve te tjera në nevojë. Po kështu si objektiv të “Les amis d’Albanie” është edhe krijimi i mundësisë për binjakëzime midis institucioneve dhe shkollave franceze me ato shqiptare.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i shoqatës sonë është krijimi i kushteve për shkëmbimin në fushën e investimeve dhe të tregtisë me Shqipërinë për zhvillimin e saj ekonomik, nepërmjet konferencave, si dhe nëpërmjet  propagandimit të mundësive ekonomike ne Shqipëri e të tjerë aktivitete të tilla të ngjashme për këtë qëllim”.

 

Çfarë aktivitetesh keni zhvilluar deri tani?

Deri tani aktivitetet kryesore që ia vlen të përmenden janë;  një koncert të muzikës klasike me Altin Tafilaj, Orgesa Dylgjerin dhe tre pjesëtarë francezë të orkestrës së Kanës, me një koktej inaugurimi të shoqatës dhe një darkë me artistët. Kjo u pat realizuar me rastin e Festave të Nëntorit. Gjithashtu përsëri për festat e Nëntorit kemi organizuar një darkë me ekspozitë të veprave të piktorit shqiptar me banim ne Itali Altin Godo. Para disa javësh përsëri një darke me ekspozite te veprave te piktorit shqiptar me banim në Nizza Paulin Nikolli.

Së fundi kemi organizuar vetëm pak ditë më parë si shoqatë një koncertin recital të pianistes shqiptare Dhurata Lazo. Ky event kishte si qëllim bamirësinë dhe të ardhurat e grumbulluara prej tij do tu shkojnë në ndihmë familjeve në nevojë. Ishte i pranishëm Konsullit Nderit i Shqipërisë  në  Monako, Markezi Giuseppe Durazzo, në të njëjtën kohë edhe “Qytetar Nderi” i Durrësit, si dhe përfaqësues shoqatash që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Cannes dhe miq të tjerë. Me këtë rast po ju postoj disa foto nga ky aktivitet”.

 

Në mbyllje, çfarë planesh keni për të ardhmen? 

“Qëllimi ynë në të ardhmen është mbledhja e fondeve për financim nëpërmjet koncerteve të mensave për të varfrit në Shqipëri; Për Festivalin e vitit që vjen, më 2016 duam të bëjmë një soirée de gala, gjithmonë për mbledhje fondesh ku do të ftojmë  personalitete të shquara shqiptare  dhe të huaja. Kemi në plan koncerte të tjera, një ekspozitë fotografike për Shqipërinë si dhe ekspozita piktorësh shqiptarë”.

 

Next Post

Eurovizion: Zë fantastik i Elhaidës! BBC: Vishet më mirë se Madonna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In