• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Miqtë e Dritëroit mbjellin 47 pemë, as sa fshatrat e Devollit, në nder të poetit

by Java News
18/03/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“O toka ime që të lërova e të thura këngë,

Që të kam dashur plisin dhe barin,

Që të kam fshirë me duar, me mëngë,

Në ç’vend ma le varrin?”

 

Këto vargje janë shkruar nga poeti i madh Dritëro Agolli i cili para se të vdiste hodhi në letër një poezi me titullin “Testament” për lexuesit.

Por duket se fjalët e sjella në formë epitafi, nuk janë vetëm ndjerë dhe lexuar, por edhe përjetësuar.  Dashamirësit e tij nga Devolli dhe gjithë Shqipëria, nxitur nga dëshira për të përkujtuar gjithmonë gjeniun e letrave shqipe, vendosën ti bashkohen nismës së Bashkisë Tiranë për të mbjellë pemë dhe për të krijuar në Parkun e Liqenit atë që do të njihet me emrin “Pylli i Dritëroit”.  Vetë gruaja e poetit Sadije Agolli, zgjodhi të vizitojë këtë hapësirë të gjelbër pranë Liqenit Artificial ku adresoj edhe një mesazh për kontributorët.

“ Mbjellja e pemëve të llojeve të ndryshme dhe pyllëzimi i kësaj toke është një nga nismat më të bukura dhe më fisnike që dashamirësit po i dhurojnë Dritëroit për ta përjetësuar me frymëmarrjen e tyre. Dritëroi e ka dashur tokën dhe i ka kënduar gjithmonë asaj. Sa herë që ju të shëtisni në këtë pjesë të pyllëzuar do të ndjeni edhe zërin e Dritëroit me vargjet dhe prozën e tij. Unë ju falenderoj të gjithve dhe uroj që të kaloni ditë të gëzuara sa herë që të shëtisni në këtë pyll të ri që po merr formë dhe që në të ardhmen do të shumohet nga shumë bimë të tjera pasi aty do të jetë edhe fryma e Dritëroit ”, u shpreh zonja Agolli duke vlerësuar punën e bërë deri më tani.

Ndërkohë edhe kreu i shoqatës “Devolli” dega Tiranë, Gëzim Begolli, falenderoi kontribuesit për krijimin e kësaj hapësire të gjelbër. Ai shprehet se pavarësisht që poeti  ishte  nga Menkulasi i Devollit dhe i kushtoi gati gjysmën e krijimtarisë vendlindjes, vepra e tij i takon të gjithë shqiptarëve ndaj edhe ky pyll do të jetë i të gjithë shqiptarëve që duan ta kujtojnë atë. “ Pylli i Dritëroit” simbolikisht ka 47 pemë për 47 fshatra të Devollit në respekt të kontributit që ai dha veçanarisht për zonën nga vinte.

Pas indicieve të para shumë shpejt mori permasa edhe më kombëtare. Ky pyll do te na sherbeje si simbol i bashkepunimit dhe mirekuptimit ”, shprehet Begolli.  Në këtë hapësirë  krahas pemëve, është menduar që të ngrihet dhe një bust i shkrimtarit. Shqiptarja.com

Next Post
FOTO/ Dyshime se UEFA e trukoi sërish shortin e “Champions”

FOTO/ Dyshime se UEFA e trukoi sërish shortin e “Champions”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In