UEFA ka caktuar një treshe gjyqtarësh nga Kosova për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të zhvillojë, ditën e martë, ndaj Bullgarisë.
Në njoftimin zyrtar mësohet se gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, ndërsa asistentë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.
Shqipëria shkon në këtë takim, pas fitores 3-0 ndaj Çekisë, e cila i dha dhe vendin e parë në grup.
/f.s