Shqipëria U-20 e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar sot miqësoren e parë në Antalya kundër bashkmoshatarëve azerbajxhanas.
Kuqezinjtë kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv falë golit të talentit të Vllaznisë Belajdi Pusi.
Në këtë përballje tekniku Alban Bushi ka zgjedhur të provojë shumë lojtarë të rinj të cilët i kanë lënë përshtypje të mirë dhe në të ardhmen mund të jenë pjesë e kontingjentit të ekipit U-21.