Miqësoret, Brazili dhuron spektakël, Argjentina ngec me Meksikën
Brazili dhuron spektakël në miqësore. Brazili ka mundur pa probleme në miqësore Amerikën me shifrat 4-1. Dunga ka lënë fillimisht në stol Neymar, që në pjesën e dytë është futur dhe ka ndryshuar ndeshjen me një dygolësh. Formacioni i Carlos Dungës kaloi në avantazh pas vetëm 9 minutash lojë falë finalizimit të Hulk. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 në favor të 5-herë kampionëve të Botës, ndërsa në startin e fraksionit të dytë Dunga hodhi në fushë Neymar-in në vend të Ëillian-it. Pak minuta i mjaftuan yllit të Barcelonës për të lënë shenjën e tij. Në të 51-tën Neymar kthehu në gol një penallti të fituar nga vetë ai. Për ti çuar shifrat në 0-3 mendoi Rafinha Alcantara që realizoi golin e tij të parë me fanellën e Brazilit, ndërsa Neymar me një gol shumë të bukur shënoi edhe të 4-tin në minutën e 66-të. Në fund kishte vend për një supergol të Ëilliams që fiksoi shifrat e këtij takimi në 1-4.
Nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 Argjentina përballë Meksikës. Në Texas, kundër Meksikës, “Seleccion” ka shkuar në disavantazh të dy golave, por ka arritur të shmangë humbjen në pesë minutat e fundit falë golave të Aguero dhe Messi. Pjesa e parë ka qenë e pasur me raste, por Meksika ka sulmuar me më shumë bindje dhe është shpërblyer nga penalltia e transformuar nga Chicharito pas një faulli të Otamendit nga Jimenez. kontrollin e topit dhe ka goditur më shumë portën, megjithatë kundërsulmet e Meksikës i kanë krijuar shumë probleme mbrojtjes së Martinos që është kapur në befasi në rastin e golit të dytë të Herrera, i lënë i lirë të realizojë brenda zonës së rreptësisë. Por, aktivizimet e Agueros dhe Lavezzit kanë ndryshuar fytyrën e Argjentinës, që në pesë minutat e fundit ka arritur të gjejë një barazim të pamenduar. Në fillim ka shënuar “Kun”, duke shfrytëzuar një asist të Lavezzit pas gabimit të portierit Munoz, më pas ka barazuar Messi me një goditje të saktë pas asistit të Agueros.









