• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 gabimet që bëjmë me larjen e dhëmbëve dhe si t’i përmirësojmë

by
09/09/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 gabimet që bëjmë me larjen e dhëmbëve dhe si t’i përmirësojmë

Pranojeni, të lani dhëmbët është diçka e dorës së dytë që me zor ju vjen në mend. Por nëse e bëni rregullisht është pjesë e rëndësishme e shëndetit oral dhe mund t’ju brush-the-teethndihmojë të shmangni dëmtime e dhëmbëve dhe sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Përmirësoni aftësitë tuaja në larjen e dhëmbëve nëpërmjet këtyre këshillave

Zgjidhni mjetet e duhura

A keni zgjedhur furçën e duhur të dhëmbëve? “Merrni parasysh madhësinë e gojës suaj”, thotë këshilltari dentar Richard Price. “Nëse ju duhet të hapni gojën shumë, do të thotë se furça juaj e dhëmbëve është shumë e madhe”, thotë ai. Duhet të ndjeheni mirë me furçën në gojën tuaj ashtu dhe kur e mbani në dorë, sepse do t’ju duhet ta përdorni shpesh. Fijet e furçës nuk duhet të jenë shumë të ashpra sepse ju dëmtojnë mishrat e dhëmbëve. Ndërsa përsa i përket përdorimit të furçave manual apo elektrike, kjo është një preferencë individuale. Furçat elektrike mund t’jua lehtësojnë punën, veçanërisht nëse vuani nga artriti dhe ju dridhen duart.

Jepini kohën e duhur larjes së dhëmbëve

A po i lani dhëmbët mjaftueshëm? Dy herë në ditë është e rekomandueshme, ndërsa tre herë në ditë është më e mira, thotë dr. Sesemann, nga Shoqata Amerikane Dentare.

Ju duhet t’i lani dhëmbët për të paktën dy minuta. “Shumica e njerëzve i lajnë në pak sekonda,” thotë doktori duke na sugjeruar që ta ndajmë gojën në 4 sektorë, ku të shpenzojmë nga 30 sekonda për secilin. Disa furça elektrike kanë të pajisur minutat në to. Për ta bërë kohën të kalojë më shpejt, Seseman thotë se gjatë kohës që lan dhëmbët sheh televizor. Por gjithashtu nuk duhet ta tejkalojmë kohën e nevojshme sepse fërkimi i shumtë me furçë bën keq për mishrat e dhëmbëve.

Nuk duhet ta teprojmë

T’i lajmë më shumë se tre herë në ditë nuk do të ishte diçka ideale për shëndetin e dhëmbëve, thotë Sesemann. Kjo për arsye se larja e shpeshtë mund të prishë smaltin e dhëmbëve dhe dëmton mishrat.  “Gjithashtu nuk duhet t’i lajmë me forcë,” thotë ai. Ndërsa me furçën elektrike, e lëmë atë të bëjë punën e vet, ne vetëm e përshkojmë nëpër dhëmbë. Duhet të tregohemi xhentilë me dhëmbët.

Duhet të perfeksionojmë teknikën tonë

A po lani dhëmbët në mënyrën e duhur? Edhe pozicioni i furçës ka teknikën e vet, atë duhet ta mbajmë në një kënd 45 gradë me mishrat e dhëmbëve dhe të bëjmë lëvizje lart-poshtë. Duhen larë sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të dhëmbëve dhe gjuha. Mos neglizhoni zonat e vështira për t’u arritur sepse mbledhin shumë ushqim.

Ndryshoni radhën e vendit

A filloni gjithmonë larjen në të njëjtin vend? Dentistët thonë se shumica jonë ashtu bëjnë. “E mira është ta ndryshojmë vendin e fillimit herë pas here sepse kjo na ndihmon të jemi më pak dembelë,” thotë dr. Sesemann. Mbajeni mendjen aty kur lani dhëmbët, jini të kujdesshëm që të mos harroni sipërfaqe pa larë.

Zgjidhni produktet me kujdes

Edhe lloji i pastës së dhëmbëve ka rëndësi. Është e mira të zgjedhim pastat e dhëmbëve që kanë si qëllim kryesor zbardhjen e dhëmbëve dhe të shmangim ato me përmbajtje fluori.

Shmangni pijet me sheqer

Pijet energjike apo pijet freskuese që përmbajnë shumë sheqer, qoftë dhe lëngjet e mollës, portokallit apo dhe kafja përmbajnë acid që mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, thotë Sesemann. Edhe kur hamë ëmbëlsira këshillohet që dhëmbët të lahen pas gjysmë ore.

Mbajeni furçën të pastër

A e shpëlani gjithmonë furçën tuaj? Nëse jo, atëherë duhet ta bëni këtë gjë. Mbetjet e gojës suaj dhe të dhëmbëve mbeten në furçë, dhe nëse nuk i pastroni ato do të përforcojnë e bëjnë më të ashpra fijet e furçës. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorni dezifektant për të pastruar furçën. Por lajeni mirë atë dhe lëreni të thahet. Mos e lini në kuti ku të qëndrojë e lagur për një kohë të gjatë.

Vendosini furçat në një vend të pastër

Shumica e personave i lënë furçat e dhëmbëve në banjo, ku sigurisht që nuk është vendi më i pastër i shtëpisë. Të paktën futeni në një sirtar apo dollap ku mos të bjerë në kontakt me mikrobet e banjos apo lavamanit tuaj. Mos lini që furçat të prekin njëra-tjetrën nëse janë të vendosura ngjitur.

Ndërrojeni furçën vazhdimisht

A është furça juaj shumë e vjetër? Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, duhet ta ndërroni furçën çdo 3-4 muaj. Nëse e shikoni që fijet e furçës suaj e kanë humbur fleksibilitetin, atëherë duhet ta ndërroni atë, thotë dr. Price. Edhe furçat e thyera nuk do t’ju ndihmojnë të bëni një larje cilësore të dhëmbëve tuaj. Nëse nuk dini çfarë lloj furçe të blini, konsultohuni me dentistin.

Next Post

Sezoni Turistik/ Drejtori i Rrugores: 60% e aksidenteve u bënë nga turistët dhe emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

“Nuk është rast i izoluar”- Plagosja e administratorit të pallatit në Tiranë, reagon shoqata: Fenomen shqetësues, të rishikohet ligji!

August 27, 2026
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

August 27, 2026
Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

August 27, 2026
U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

August 27, 2026
Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

August 27, 2026
Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

August 27, 2026
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

August 27, 2026
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

August 27, 2026
Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

August 27, 2026
DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com