• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Miq historikë dhe partnerë strategjikë”, Rama veçon tre shtete dhe apelon: Të hapim dyert për punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet

by A R
26/08/2024 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Ambasadorëve ““Tirana Diplo 2024”, foli për raportet me partnerët strategjikë, duke u ndalur në tre vendet kryesore, Greqinë, Turqinë dhe Italinë.

Kreu i qeverisë theksoi se duhet të bëjmë më shumë  me Italinë, Turqinë dhe me Greqinë.

Sipas tij, kjo është qasja dhe kjo është pika kycce mbi të cilën duhet të ngremë gjithë marrëdhëniet e ndërveprimit me rajonin.

“Natyrisht e përmenda dhe më para duhet të bëjmë më shumë me Italinë, duhet të bëjmë më shumë me Turqinë dhe duhet të bëjmë më shumë me Greqinë. Duhet ta përgëzojë ambasadorin tonë në Athinë për transformimin e jashtëzakonshëm që I ka bërë shërbimit konsullor atje. Është një shërbim nga më të ngarkuarit për shkak të pranisë së madhe të shqiptarëve në Greqi.  Sigurisht që ka nevojë për përmirësime të mëtejshme por dhe ai në Athinë është një shembull që asgjë nuk mund të jetë jashtë mundësive tona në rast se ne e kemi vullnetin dhe angazhimin e plotë për t’u kujdesur si duhet për shqiptarët  jashtë atdheut”.

Kryeministri Rama ka vendosur prioritetet që shërbimi diplomatik duhet të ketë vëmendje të shtuar dhe për rritjen e investimeve dhe shtrimin e volumit tregtar me këto vendet.

“Por nga ana tjetër në aspektin e volumit të investimeve dhe volumit tregtar , sidomos me Turqinë dhe Greqinë ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe duhet të përpiqemi të bëjmë më shumë. Aspiratat e BE-së është dhe hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare dhe të biznesit por mos harrojmë që kemi miq dhe miqësi të mira të cilat I kemi forcuar ndjeshëm në këto vite ndaj duhet t kërkojmë më shumë me Emiratet e Bashkuara, me Arabinë Saudite me Azerbajxhanin.  Janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore dhe që kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne”.

Gjithashtu Rama theksoi në fjalën e tij se, patjetër dhe me Kuvajtin që është një vend mik nga kohë më të vjetra si dhe të intensifikojmë marrëdhëniet me Katarin.

“Nga ana tjetër kemi arsye të besojmë dhe të investojmë për hapjen e dyerve për misionet të tjera të reja , qoftë në Indonezi për të mbuluar gjithë atë territor atje.  Ka një interes të madh për ne dhe marrëdhëniet me Filipinet pasi vendet e BE janë duke trokitur në ato dyert për forca të reja pune. Kjo është marrëdhënie shumë  e rëndësishme dhe radha është shumë e gjatë por duke qenë një vend I vogël dhe kultivojmë si duhet raportet që përcaktojnë dhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla , besoj se do të bëjmë kapërcime të radhës”.

/a.r

Next Post
Ofensiva ruse mbledh ministrat e Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Errësirë totale në Kiev, Rusia lëshon breshëri sulmesh. Ukraina avancon në Kursk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In