• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Meqë Dako akuzohet për vitin 2011, SPAK duhet të vazhdojë të rrijë tek i njëjti vit me hetimet!

by Java News
06/06/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News foli në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të  Durrësit, Vangjush Dako nga SPAK.

Ai tha se ky arrestim nuk ishte surprizë, pasi ishte folur prej vitesh. Minxhozi shtoi se kjo ngjarje ka efekt politik.

“Nuk është surprizë. Është një çështje  e përfolur prej disa vitesh, që nga tërmeti, por dhe më parë.

Tani prokuroria ka vendosur të lëvizë. Goditet një nga figurat më të fuqishme të PS në Shqipërinë e Mesme.

Një figurë qëndrore dhe ju sapo transmetuat reagimin e Ramës dhe dukej se edhe Rama e kishte pësuar efektin e lajmit, sepse tha ata fjalë që priteshin nga ai dhe ai i ka përsëritur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Është një ngjarje e spikatur politike në spektrin e majta.  Kjo ka efekt politik. Unë do të thoja se çdo goiditje e këtij niveli nuk dëmton vetëm një krah, por edhe krahun tjetër.

Më shumë se sa ngjyra e atyre që shkojnë burg, është fakti që arrestohen. Fakti që miti i mosndëshkimit po bie është një vlerë për të gjithë klasën politike” tha ai.

Në lidhje me mos reagimin  nga ana e “Foltores” që drejtohet nga një tjetër “non-grata”, Minxhozi tha se fenomeni që po krijohet është më i rëndëishëm se episodi  dhe ky fenomen që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të ketë lëkundje serioze.

“Berisha është një nga ata që e ka uruar arrestimin e tij me vite. Dhe tani që kjo ndodh vërtet ai hesht. Fenomeni vlen më shumë se episodi. Fenomeni që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të pësojë lëkundje serioze. Ky është një fenomen që duhet përkrahur”  shtoi Minxhozi.

Minxhozi tha se nëse Dako është arrestuar për firmën e një leje ndërtimi të një pallati që më pas është dëmtuar nga tërmeti, atëherë ai simbolikisht do t’i bënte një thirrje SPAK dhe kreut të saj që të rrinë në 2011 dhe të merren me ngjarje edhe më të rënda sic është ajo e “21 Janarit”.

“Virtualisht tani që po dëgjoja detajet rreth arrestimit të Dakos. Aty thuhet se lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati në Durrës.

Unë do t’i thoja Dumanit simbolikisht që të rrinë në vitin 2011. Nëse për lejen e një pallati në mund të shkojmë 12 vite pas, unë nuk e kuptoj se si për ngjarje ku vriten njerëz në mes të Tiranës nuk të shkohet sërish në të njëjtin vit, apo edhe më parë në vitin 2008 kur janë vrarë më shumë njerëz. Ku politika dhe shteti ka vrarë qytetarë.

Nëse Dako gjykohet për një firmë për një pallat që është dëmtuar vite më vonë, nuk e kuptoj se si për të njëjtën periudhë kohore persona më të  fuqishëm se Dako, kanë thurur lloj rrenash publike dhe kanë bërë akrobacira për t’i shpëtuar një vrasje që ka ndodhur në sytë e të gjithëve e kam fjalën për 21 janarin” u shpreh Minxhozi./m.j

Next Post
Fenomeni Albin Kurti

Kosova në mes të “Proamerikanizmit” të opozitës dhe “Antiamerikanizmit” të Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

October 29, 2026
130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

October 29, 2026
Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In