• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

​Minxhozi: Mbi 50% e turistëve në Shqipëri nga vendet shqipfolëse, marrëveshjet me Kosovën po zbatohen

by A R
15/05/2022 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashki më bashki në Shqipëri ka filluar hapja e sezonit turistik. Zonat bregdetare tashmë po bëhen gati të presin pushuesit nga Kosova. Ambasadori i Shqipërisë në vendin Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi se pushuesit nga vendet shqipfolëse përbëjnë mbi 50% të numrit të turistëve në Shqipëri.

Numri më i lartë i turistëve vijon të jetë nga Kosova dhe Minxhozi thotë se është e rëndësishme që shqiptarët e Kosovës të ndihen komod në atdheun e tyre duke krijuar kushte për pushime sa më të mira.

“Theksoj që Kosova është frekuentuesi kryesor i turizmit shqiptar. Mbi 50 përqind e turistëve vijnë nga Kosova edhe nga Maqedonia dhe për ne është shumë e rëndësishme që të krijohet një hapësirë sa më e mirë, një ambient sa më të këndshëm, në mënyrë që njerëzit të ndjehen komod në atdheun e tyre. Besoj që sivjet turizmi ka filluar më shpejt dhe ritmet e rritjes janë më të avancuara sesa në vitin e kaluar” tha Minxhozi

Shqetësimi i këtij viti janë çmimet që kanë pësuar rritje të ndjeshme në çdo sektor. Mirëpo, ambasadori Minxhozi u shpreh se nuk ka shenja se turizmi i këtij viti do të jetë më i shtrenjtë se vitin e kaluar.

“Kompanitë turistike dhe operatorët turistikë në Shqipëri, deri më tani kanë mbajtur një nivel çmimesh por kemi parasysh që kemi të bëjmë me një krizë botërore ndërkombëtare por gjithsesi nuk ka shenja që do të jetë turizmi më i shtrenjtë sesa vitin e kaluar. Ne po mundohemi që të rrisim më shumë numrin e pushuesve në mënyrë që kjo të mos influencojë pastaj edhe në rritjen e çmimeve por të gjendet një mes, unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi i ndërsjellët në fushën e turizmit Shqipëri- Kosovë do të sjellë risi të reja dhe një atmosferë më pozitive se vitet e kaluara” tha Minxhozi.

Nëntorin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e kufirit mes dy vendeve në mënyrë që kalimi të bëhet pa ndalesa. Kjo ishte premtuar se do të ndodhë gjatë sezonit turistik. Por kjo ende nuk ka filluar së zbatuari.

Ambasadori i Shqipërisë shprehet i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet të dy vendeve, duke thënë se të dyqeveritë kanë filluar të shkëmbejnë informacione institucionale për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe marrëveshjet e tjera pritet së shpejti të zbatohen.

Sipas Minxhozit, tashmë kanë filluar edhe me disa plane më konkrete për të respektuar të gjitha ujditë të cilat tashmë janë të vendosura nga dy shefat e ekzekutivit, Kosovë- Shqipëri.

“Mendoj që marrëveshjet e nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar po gjejnë zbatim për këto gjashtë muaj që kanë kaluar në mënyrë shumë pozitive, ka një rritje cilësore, ka një angazhim më të madh të strukturave shtetërore, institucioneve të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mendoj që jemi në rrugën e duhur, kemi rritje të shkëmbimeve, kemi rritje të informacioneve të ndërsjella, kemi marrëveshje të ndërsjella ku po gjejnë zbatim, kemi plane që po përkojnë me të gjitha vendimet që kanë marrë qeveritë” deklaroi Minxhozi.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar, në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës u nënshkruan 13 marrëveshje në disa fusha, aplikimin e të cilave në praktikë u zotuan që ta bëjnë të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Next Post
Apartamente me qira ditore, moda e re e investimit të pronarëve shqiptarë

Apartamente me qira ditore, moda e re e investimit të pronarëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

April 28, 2026
Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, kryetarja e Komitetit të Helsinkit: E paligjshme! Cenon prezumimin e pafajësisë

Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, kryetarja e Komitetit të Helsinkit: E paligjshme! Cenon prezumimin e pafajësisë

April 28, 2026
Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

April 28, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

April 28, 2026
Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

April 28, 2026
‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

April 28, 2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

April 28, 2026
Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

April 28, 2026
Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

April 28, 2026
Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In