• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Kandidimi i Belerit nga Berisha e Meta, skemë për të ndezur konflikt në Tiranë. Sensibiliteti ndaj Himarës, më i…!

by Java News
21/08/2023 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se sensibiliteti i Greqisë ndaj Himarës nuk ka të bëjë me arrestimin e Fredi Belerit por është një çështje shumë më e vjetër. Në një intervistë për ABC Neës, analisti theksoi se qeveria greke vepron me standarte të dyfishta teksa përmendi përplasjen me Kroacinë për incidentin e ndodhur pak ditë më parë gjatë një ndeshje, ku i kërkoi qeverisë kroate të mos ndërhyjë në punët e brendshme.

“Kapet pas projektit, është e qartë se ka një projekt të vjetër grek që ta kthejë Himarën në një zonë të konsoliduar minoritare dhe nga ana tjetër është qëndrim i vjetër i shtetit shqiptar që këtë pjesë të detit Jon nuk e shohin si një zonë minoritare dhe ky është problemi. Nuk ka konflikte për Dropullin ku gjithçka është e qetë, në Finiq, pra në të gjitha zonat ku ka pjesëtarë të komunitetit grek ndërkohë që i gjithë sherri bëhet për të asistuar proceset elektorale por edhe kur aty shembet një garazh makine për një shëtitore të re. Sensibiliteti ndaj Himarës nuk ka të bëjë me rastin

Beleri, është shumë i vjetër. Greqia afishon indin e saj nacionalist dhe agresiv në raste të tilla, një sjellje e cila është e shbalancuar dhe jo e ekuilibruar. Para pak ditësh dy ekipe kroate dhe greke patën incidente shumë të rënda në njërën nga kupat e Evropës dhe për trajtimin e tifozëve kroatë reagoi edhe presidenti i Kroacisë, i cili mori një përgjigje të thatë nga pala greke se duhen lejuar organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre dhe mos ndërhyni në çështjet e brendshme. Pra, është një sjellje me dy standarte ashtu siç jo vetëm e vënë re vëzhgues shqiptarë, por mesa duket edhe vetë politika greke që duket e përçarë ku një ish zv ministër i jashtëm i SYRIZA-s, thoshte se Beleri është një gjemb diplomatik mes dy vendeve. Është një situatë absurde por gjeneza e këtij sherri nuk janë fakt dy qeveritë.”, theksoi Minxhozi.

Analisti theksoi gjithashtu se përplasja me Greqinë për Belerin nisi nga fakti se Sali Berisha dhe Ilir Meta e zgjodhën si kandidat për bashkinë e Himarës për zgjedhjet e 14 Majit. Sipas Minxhozit, kjo ka qenë një skemë e përgatitur nga ata për të ndezur një sherr në politikën shqiptare dhe për ta përdorur këtë.

“Ky sherr nisi sepse Berisha dhe Meta kandiduan në Himarë një person që nuk do të duhej të ishte kandiduar si kandidat për kryetar bashkie për të shkuarën e tij, për marrëdhëniet që vetë ata si politikanë kanë pasur në të shkuarën, për atë që dinë për Belerin si politikan, për qëndrimet e skajshme, pëer deklaratat provokative. Ne gjendemi në një konflikt të hapur me Greqinë për shkak se një pjesë e politikës shqiptare vendosi që të riciklojë një mbetje si figura e Belerit dhe ta rifusë në lojë. Kam dyshime se ishte një skemë e përgatitur mjeshtërisht për të ndezur një sherr që po shfrytëzohet për interesa politike brenda në Tiranë.“, theksoi Minxhozi./m.j

Next Post
“Helenizojmë Himarën”/ Minxhozi: Beleri, kandidat me qëndrime anti-shqiptare. Provokon marrëdhëniet mes vendeve

Minxhozi: Nuk ishte ftesë për Bajram Begajn, ishte ndëshkim për Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In