• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Minxhozi: Heqim kufirin nga mendja, bëjmë bashkim ekonomik

by
02/05/2015 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet bashkim ekonomik nga të dyja anët e kufirit pasi ka nevojë edhe Tropoja edhe Gjakova. Kështu thotë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas tij, të dyja vendet janë ekonomi të vogla, por beson që nëse bashkohen japin një zhvillim të madh.

Në një intervistë për Syri Vision, ai thotë se barrierat nuk janë vetëm nga shteti, por në kokat e secilit. Këshillon që duhet hequr kufiri nga mendja, ngase prodhimi i mjaftueshëm në Tropojë dhe Gjakovë do të ndikonte në ndërtimin e fabrikave duke sjellë kështu edhe investitorë në këtë zonë.

Ai thotë se Qeveria e Shqipërisë po angazhohet për gjetjen e mundësive të hartimit të projekteve të përbashkëta, midis komunave ndërkufitare.

Potencon projektin e Alpeve si pjesë e ofertës turistike, dhe thotë se duan që me çdo kusht ta bëjmë kufirin të padukshëm për kompanitë.

Minxhozi thotë se bizneset e Shqipërisë dhe ato të Kosovës, duhet të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që kush prodhon në Shqipëri të mund të prodhoj edhe në Kosovë dhe e kundërta.

“Midis dy Qeverive është lidhur një marrëveshje, i vetmi midis zonave të caktuara të Shqipërisë dhe Kosovës, ajo që është Gjakovë- Has – Tropojë. Është një bashkëpunim që ka të bëjë edhe më rrënjë historike, Malësia e Gjakovës dhe Gjakova gjithmonë kanë qenë bashkë, dhe ne duam t’i bimë bashkë edhe sot të pandarë nga njëra tjetra, kjo është arsyeja kryesore. Është tradita është kultura, zakonet dhe të gjitha të tjerat të përbashkëta. T’i vëmë këto në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm midis këtij rajoni shumë shumë të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që duke hartuar projekte të veçanta, të dyja anët e kufiri bashkohen, bëhet një bashkim ekonomik, që ka nevojë edhe Tropoja edhe Gjakova”, thotë ai.

Në këtë ecje, sipas Minxhozit ka edhe sfida por që sipas tij, angazhimi nuk po mungon dhe bënë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm që procesi të vazhdojë me ritëm më të shpejtë.

“Në radhë të parë ne kërkojmë tek barrierat e shtetit, nuk është tek shteti por barrierat janë tek mendja jonë, ne duhet ta shikojmë këtë hapësirë si hapësirë të përbashkët. Duhet heqim kufirin nga mendja për të biseduar, sepse një prodhim i bollshëm si në Tropojë si në Gjakovë, do të ndikonte për ndërtimin e fabrikave dhe fermave të përbashkëta, që do bënë pastaj të vinin edhe investitorë të huaj. Ne duhet të kemi parasysh që Kosova dhe Shqipëria janë ekonomi të vogla, por nëse do bashkohen ka sens dhe mund të japin një zhvillim të madh,. Ky territor është me plotë resurse”, ka thënë ai.

Ndryshe, po vazhdojnë bisedimet për ngritjen e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri, me theks hapjen e pikës së re të kufirit në Goden, komuna e Gjakovës.

Nga zona e lirë ekonomike në Gjakovë do të përfitojë edhe veriu i Shqipërisë,do të ngrihet bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik, si dhe do të avancohet koncepti i tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Foto - Lajm / Papulias dhe Majko në valle bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In