• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Minxhozi: Berisha, dosje e mbyllur për SHBA. Mesazhi i amerikanëve, edhe për deputetët që e ndjekin

by Java News
11/12/2023 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner, i cili tha se nuk i përgjigjet personave të shpallur “non grata”, u shpreh se për amerikanët, ish kryeministri Sali Berisha është një dosje e mbyllur.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se ky ishte një mesazh edhe për deputetët që e ndjekin Berishën.

“Amerikanët nuk do të humbin asnjë shans për të nënvizuar se Berisha për ta është dosje e mbyllur, se raporti zyrtar me të dhe jo vetëm me të, është kapitull i mbyllur. Ajo që dëshmoi David Wisner duke mos përdorur emrin e Berishës, kam përshtypjen se e zgjeroi spektrin dhe këtu kam fjalën për Argita Malltezin, që vazhdon përflitet si figurë potenciale për të zëvendësuar të atin. Mesazhi amerikan është mjaft i qartë. Të gjithë zyrtarët e DASH, rikonfirmojnë atë që ka të bëjë me ndërprerjen e komunikimit me personat e sanksionuar. Nuk ka të bëjë vetëm me Berishën, por edhe me ata deputetë që i shkojnë nga pas Berishës. Është i padëshirueshëm për demokracinë më të madhe në botë.

Kjo deklaratë është një artikulim i qartë. Dihet tashmë reshtimi i i fortë i amerikanëve pas këtij projekti, duke e parë aktorin më të fuqishëm, në lojën politike. Pra, fakti që amerikanët thonë se SPAK nuk është me këta dhe as me ata, nënkupton se SPAK është me drejtësinë, me amerikanët dhe me dëshirën e tyre për të sjellë ndryshim, zhbllokim të akteve politike”, theksoi ai.

Në lidhje me paralajmërimin  e kryeministrit Edi Rama për zgjedhje të parakohshme në Partinë Socialiste, Minxhzoi deklaroi: “Përmendja e zgjedhjeve e parakoshme nga Rama mund të jetë gjithçka përveçse e rastësishme. Besoj se Rama ka dashur të testonte terrenin, qytetarët, kundërshtarët politikë.

Shihet si një mundësi që do i jepte Ramës avantazh kohor, po të ruante epërsinë mbi Berishën, Bashën, Metën duke qenë forca me e madhe politike dhe fitimtarja e një procesi të parakohshëm elektoral. Kjo është një hipotezë që Ramën e tërheq, e josh. Do të thoja që ajo që Rama sot bëri nuk ishte një tërheqje veshi për moskorrektësinë e deputetëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar, por është një shashkë që e hedh në ambientin e Tiranës për të parë reagimin.”/m.j

Next Post
“Askush s’është mbi ligjin”/ Basha: PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit e pushtetarëve të korruptuar!

"Askush s'është mbi ligjin"/ Basha: PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit e pushtetarëve të korruptuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In