• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Minoriteti, kusht i Shqipërisë për në BE”, presidenti grek letër ambasadës në Tiranë për 29-vjetorin e OMONIA-s

by Java News
11/01/2020 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e cila promovon minoritetin grek në Shqipëri, OMONIA feston 29-vjetorin e saj dhe Presidenti grek Pavlopoulos i ka dërguar një letër ambasadës në Tiranë.

Ai thotë se Greqia e ndjek nga afër çështjen e minoritetit grek me të cilën merret dhe OMONIA si dhe kujton sërish se respektimi i të drejtave të tyre është një kusht që Greqia ia ka vendosur Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të organizatës së minoritetit grek Omonia, ambasada e Greqisë në Shqipëri organizon një aktivitet festiv, gjatë të cilit ambasadorja Soia Filipidu do të transmetojë mesazhin e presidentit Pavlopulos. Në letrën e tij, presidenti grek shënon se “Greqia është e gatshme në çdo kohë të mbështesë çdo iniciativë e aktivitet për progresin e mirëqënien e minoritetit grek të Shqipërisë, pranë të cilit qëndrojmë të paepur e do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Gjatë kësaj periudhe organizata Omonia, shpesh herë në kushte tepër të vështira, arriti të përfaqësojë me dinjitet Helenizmin e Shqipërisë, duke dhënë mjaft beteja për mbrojtjen e të drejtave themelore bazë” ka theksuar Pavlopulos.

Më tej presidenti grek shton “Sot, mbrojtja e të drejtave minoritare dhe të pasurisë së Minoritetit Etnik grek janë pjesë e pandarë e kritereve që BE i ka parashtruar Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm”.

Sipas tij, “Greqia e ndjek çështjen nga afër dhe hedh të gjjtha hapat e duhura për sigurimin e të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri”.

Presidenti grek vijon mesazhin e tij duke këshilluar organizatën dhe gjithë minoritarët të konceptojnë saktë e sa më parë rëndësinë e madhe të bashkëpunimit, të bashkimit në një entitet të vetëm, ndërsa kërkon angazhimin e vazhdueshëm e të gjithëve, sidomos në ditët e sotme:

“Për t’u përballur me çdo sfidë të shfaqur është tepër i rëndësishëm aktivizimi i vazhdueshëm dhe iniciativat që ndërmerrni. Rezultati i dëshiruar vjen nëse krijoni kushte për konsensus, komunikim si dhe hidhen hapa të koordinuara, të studiuara, çfarë vihet re se në mjaft raste, në vitet e mëparshme, kanë munguar ndjeshëm” ka vënë re presidenti grek, në mesazhin e dërguar sot në ambasadën e Greqisë në Shqipëri. /e.s/

Next Post
Delegacioni i BE drejt Maltës për të hetuar vrasjen e gazetares, kryeministri Muscat jep dorëheqjen

Delegacioni i BE drejt Maltës për të hetuar vrasjen e gazetares, kryeministri Muscat jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com